-0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Diplomatja amerikane Madeline Albright, çfarë tha në intervisten e parë me një gazetar shqiptar për Kosovën dhe Preshevën

Rekomandime

Me rastin e ditëlindjes se ish-sekretarja e shtetit të SHBA-ve, Zonja e madhe Madeline Albright (15 maj 1937) po e botojm një interviste që e zhvilluam me të në Organizaten e Kombëve të Bashkuara në Gjenevë e cila shoqërohej nga zëdhenesi i Steit Departamentit James Rubin.

- Advertisement -

Me diplomaten amerikane Ollbrajt u takum jo rastësisht në OKB, me punë, ajo me mision e une me profesion, por me një qëllim, për një popull që kërkonte shpëtim! Ishte kjo intervista e pare e shefes së diplomacise amerikane znj. Ollbrajt dhënë një gazete shqipe, kombëtares “Bota sot” e cila pos Kosovës përmendi edhe Preshevën.

Albright: Çështja e Luginës së Preshevës nuk do të zgjidhet para njohjes së Kosovës nga e Serbia

Intevristen kur e zhvilluam me znj.Ollbrajt ishte pak muaj pas çlirmit të Kosovës, viti 2000 kur Kosovës ende i vinte ere baroti, ku pjesa dërmuese e gazetarëve ende të fshehur, të ikur në botën e jashtme ose në Shqipëri apo Maqedoni, por kishte të atillë që ishin “fshehur” edhe në Serbi dhe gazeta “Bota sot”, ishte e vetmja gazetë shqiptare në ballkan dhe Evrope që mbante gjallë publikun shqiptare me informacione nga Kosova, tokat shqiptare dhe diaspora.

- Advertisement -

Sikur t’mos ishte Rugova, UÇK dhe zonja e madhe Ollbrajt sot Kosova, shqiptarët nuk do të kishin këtë liri as pavarësi! Duke folur për Kosovën e lirë në vazhdim shefja e diploamcise amarikan znj.Ollbrajt në vitin 2000 tha se “Sikur t’mos ishte Rugova dhe Amerika, Kosova sot e kësaj dite do të ishte nën Serbi..”

“Që nga instalimi i ushtarëve të parë të amerikan nen ombrellen e NATO-s në Kosovë më 12 qershor 1999 pas kapitulimit të Serbisë në Kosovë ndërkombëtarët i kishin punët e ndara për ta vënë paqen dhe stabilitetin në Kosovë, duke i dhënë përparësi sigurisë së lëvizje së lirë të qytetarëve, rindërtimit dhe inaugurimit të insitucioneve të Kosovës me qëllim të avancimit të proceseve demokartike në Kosovën e shkatuëruar politikisht dh ekonomikisht nga regjimi diktatorial i Beogradit..” ka deklaruar Ollbrajt

- Advertisement -

“Kosova e meriton të jetë e inegruar ne në Bashkimin Evropian, pse jo një ditë jo edhe në OKB dhe NATO si dhe në organizatat ndërkombëtare si vend i lirë e i pavarur..” ka deklaruar zonja Ollbrajt.
“Mua ende me rrine para syve vaji dher vuajtjet e femijeve dhe femrave shqiptare që une vet i pashë në Kosovë dhe i tërë planeti në ekranet televizive botërore. Unë jam krenare që isha pjesë e kësaj lire dhe demokracie në Kosovë me faktin se unë qellova të jem sekretare e shtetit të SHBA-së në kohën e duhur për t’i dhënë fund spastrimit etnik. Dhe tash me nuk ka vrasje të civilëve të pafajshëm, masakra, përdhunime as përndjekje të njerëzve nga shtëpitë e tyre.”

Sa i përket raporteve të ardhshme mes Kosoves dhe Serbisë dhe se kur kjo e fundit a do ta njoh Kosovën shtet znj.Ollbarjt ka pohuar se “së pari në SHBA-të do ta njohim Kosoven e pastaj vendet fqinje dhe të tjera të Evropës. Sa i përket fqinjesis së Kosovës me Serbinë besoj se me kohën do të normalizohen marrëdhenet e tyre dy vendëve të cilat duhet t’i japin prioritet dialogut për zgjedhjet teknike e asesi për statusin e Kosovës. As ne nga SHBA e as BE nuk e besoj se do të perkrahim ndonjë ide apo loje me ndarjen apo shkëmbimin territoreve të Kosovës, sepse çdo lojë me kufijtë do të ishte në disfavor të paqes dhe stabilitetit në rajon, do të ishte disfatë, lojë me zjarre.. ”

Kurse pyetjes së fundit se çfarë do të ndodhë me shqiptarët etnik në Serbi, minoritet ky që shtihet në brezin kufitar me Kosovën, shefja e diplomacise amerikane duke dënuar politikan diskrimunuese dhe spastrimin etnik tash ndaj popullates shqiptare në Jug të Serbisë (Medvegje, Bujanac dhe Presheve) është përgjigjur se “çështja e minoriteteve si në Kosovë ashtu edhe në Serbi do të zgjidhet me kohen, por jo pa u njohur Kosova nga Serbia. Dhe besoj se Serbia ka marrë mësim nga Kosova se me dhunë dhe politika diskriminuese nuk do të mund të zgjedhë problemet e mbrendshme, aq më tepër me një popull autokton siç janë shqiptaret e Lugines se Presheves. Pas ketij procesi konform konventave nderkombëtare dhe kartes se OKB-së per popujt autokton, minoritet do te kene te drejtat maksimale. Faktori nderokombëtar duhet te perqendrohet ne reciprocitet. Pra, çfarë statusi do te kene serbet e Kosovës, po ashtu edhe shqiptaret e Lugines se Presheves do të gëzojë të njejtin status. Mosrespektimi i këtij reciprociteti mund të prodhoj destabilitet dhe konlikt sepse shqiptarët e as serbet sikur edhe gjithë popujt në Evropë nuk do të durojnë me të jenë të diskrimunuar, por me te drejta ta plota ta tyre legjtime si ne arsim, ashtu edhe ne gjuhë, punesim duke respektuar simbolet dhe traditat e tyre.”

Emri i zonjes Ollbrajt që tashmeë është bërë sinonim i lirisë në Kosovë njihet si një mikeshe e madhe e shqiptarëve në ballkan e cila e meriton një permendore në Kosovë!

Prandaj, do te ishte mire që personalitetet e Kosovës ta dëshmojne «proamerikanzimin» e tyre duke qenë mirënjohes ndaj misionit të kësaj zonje të madhe duke falenderuar dhe uruar ditëlndjen zonjës se hekurt ambasadoren e paqes në Kosovë dhe ballkan të cilën Serbia e shpalli persona non grata!

Gazetari ynë Nefail Maliqi në bisedë me shefën e diplomacisë amerikane Madeline Albright. Diplomatja amerikene: Çështja e Luginës së Presheves nuk do e besoj se do te zgjidhet para njohjes se Kosovës nga e Serbia!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit