Disa prej të mbijetuarve nga aksidenti tragjik në Kroaci tashmë janë takuar me familjarët e tyre në aeroportin e Prishtinës.
Disa prej tyre tashmë janë nisur për në shtëpitë e tyre nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Express.
Policia e Kosovës u ka shpërndarë ujë familjarëve të cilët po presin para Aeroportit të Prishtinës.
Familjarët e mërgimtarëve kanë dalë me lule në dorë që mirëpresin më të dashurit e tyre që i mbijetuan aksidentit tragjik, ku mbetën të vdekur 10 persona.