Distria Krasniqi e ka rrëmbyer medalje e artë në “Tokio 2020”.
Distria Krasniqi i ka siguruar medalje olimpike Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke e rrëmbyer të Artën.
Në finalen e madhe, Distria e mposhti japonezen, Funa Tonaki.
Ajo bëri që flamuri i Kosovës të ngjitet më së larti në Tokio dhe pas marrjes së medaljes, u intonua edhe himni, Distria thjesht nga lumturia për këtë ëndërr të bërë realitet, s’mund t’i ndalte lotët.