1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Distria një hap larg medaljes, mposht rusen

Rekomandime

Distria Krasniqi është vetëm një fitore larg medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian 2020 në kategorinë deri 48 kilogramë, pasi e mundi bindshëm xhudisten ruse Irina Dolgova.

- Advertisement -

Xhudistja kosovare nuk pati telashe ta mundë Dolgovën, të cilën e hodhi në tapet me ippon në meçin gjysmëfinale për medaljen e bronztë në Evropianin e Pragës.

26-vjeçarja është në kërkim të medaljes së dytë evropiane, pas asaj të argjendtë që e kishte fituar më 2018.Në finale për medaljen e bronztë, Krasniqi do të përballet me xhudisten nga Franca, Melanie Clement.

Paraprakisht, xhudistja jonë rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në raundin e dytë mposhti garuesen nga Azerbajxhani, Aisha Gurbanli, në kategorinë deri në -48 kilogramë.Krasniqi u eliminua nga xhudistja franceze Shirine Boukli me ippon në rrethin e tretë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit