1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Dita e tretë e reciprocitetit, Policia e Kosovës dhe xhandarmëria serbe vëzhgojnë njëra tjetrën nga distanca

Rekomandime

Tri ditë që kur Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia, serbët lokalë kanë bllokuar rrugët që çojnë në pikë kalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak në veri të Kosovës.

Njësitë speciale të Policisë së Kosovës janë vendosur në këto dy lokacione, derisa dy shtetet shkëmbyen akuza e kundër akuza pas këtyre zhvillimeve.

- Advertisement -

Pavarësisht se situata ka qenë e qetë, shfaqja e xhandarmërisë serbe në afërsi të territorit të Kosovës ka ngritur shqetësime.

Në afërsi të Jarinjës, në territorin e Serbisë xhandarmëria serbe është vendosur në disa pika të larta duke vrojtuar njësitet e Policisë së Kosovës.

Edhe njësitet speciale të Policisë së Kosovës janë treguar mjaft vigjilente, duke vëzhguar lëvizjet e xhandarmërisë por që nuk është shënuar ndonjë incident.

- Advertisement -

Gazetarët e RTV Dukagjinit nga terreni njoftojnë se kolona e automjeteve të ndryshme shkon deri në 4 kilometra, derisa njësitet e Policisë së Kosovë janë të vendosur në mes të kësaj kolone.

Po ashtu njoftohet se udhëtarët janë detyruar që një pjesë të rrugës ta kalojnë në këmbë për shkak të bllokimit të rrugëve.

- Advertisement -

Institucionet ndërkombëtare kanë bërë thirrje për ulje të tensioneve.Serbët për herë të parë kanë ngritur barrikada në shenjë proteste në vitin 2011 për të kundërshtuar shtrirjen e pushtetit të Kosovës në veri.

Që atëherë, barrikadat janë simbol i jostabilitetit në veri të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit