Agim Aliu, kryetari i komunës së Ferizajt, ka njoftuar se sonte janë shëruar 24 persona nga koronavirusi, që çon në 62 numrin e të shëruarve nga 98 sa janë të infektuar.
Ndërkohë ka bërë të ditur se sot nuk është shënuar asnjë rast i ri në Ferizaj.
Njoftimi:
Mjaft kemi dëgjuar lajme negative. Tash kemi lajme të mira
Edhe sonte, zero raste të reja me COVID-19 në Ferizaj e 24 të shëruar që çon në 62 numrin e të shëruarve nga 98 sa janë të infektuar.
Megjithë lajmet pozitive, kujdesin duhet ta kemi parësor!