-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Dizajnerja Elshani befason stafin e Klinikës Infektive, u prezanton diçka interesante!

Rekomandime

Që nga paraqitja e virusit Covid-19 në Kosovë, mantel-bardhët ishin në përballje të drejtpërdrejtë më këtë sëmundje pandemike.

Por, për kontributin e tyre, në shenjë mirënjohjeje për gjithë punën e palodhshme, dizajnerja Agnesa Elshani nga studio e dekoreve p’rralla, ka befasuar stafin e Klinikës Infektive në QKUK, duke përcjellë mesazhe ngrohtësie.

- Advertisement -

Veç kësaj, dizajnerja Elshani, ka dhuruar edhe lulebore, meqë ajo simbolizon pastërtinë dhe qysh në kohë të lashta është përdorur si bimë terapeutike për kurimin e infeksioneve të ndryshme.

‘’Dhuratë e përgatitur nga ‘p’rralla’, për stafin e Klinikës Infektive në QKUK. Ëmbëlsirë që të u ëmbëlsojmë pak këto kohë të hidhura, në shoqërinë e luleborave të cilat përveç hijeshisë së tyre të pakundërshtueshme, njihen dhe si bimë jashtëzakonisht terapeutike, lule të cilat mbjellja e tyre është një traditë që ka vazhduar në trojet shqiptare prej shumë vitesh’’, thuhet në njoftimin e lëshuar nga p’rralla.

- Advertisement -

Lidhur më këtë, ajo ka pranuar falënderime për donacion nga drejtoresha e Klinikës Infektive, Dr. Lindita Ajazaj – Berisha.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit