4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Djali 22 muajsh porosit mobile mbi 1 mijë e 700 euro përmes telefonit të nënës

Rekomandime

Një fëmijë i pasionuar pas blerjeve habiti prindërit e tij kur porositi një sasi të madh moblijesh përmes telefonit të nënës.

Ayaansh Kumar, vetëm 22 muajsh, mori telefonin në shtëpinë e familjes në Monmouth Junction, New Jersey, vetëm pak çaste pasi ajo kishte ruajtur një numër të madh artikujsh në një faqe interneti të njohur për blerje.

- Advertisement -

Ndërsa nëna ende po mendonte se cilat pjesë të blinte, Ayaansh i porositi të katër pjesët e mobiljeve duke e lënë nënën e tij me pothuajse 2,000 dollarë më pak (rreth 1 mijë e 700 euro) në llogarinë e saj bankare.

Ajo kishte mbetur në mëdyshje kur pa një konfirmim porosie në kutinë e saj hyrëse më vonë të njëjtën ditë, por shpejt e kuptoi se çfarë kishte ndodhur pasi pyeti të shoqin se kush e kishte bërë porosinë.

Fëmija kishte bërë porosi për karrige, stenda me lule dhe sende shtesë shtëpiake, me një numër të madh të tyre saqë mezi kalonin në derën e përparme.

- Advertisement -

Por nëna e cila quhet Madhu zgjodhi të shohë anën qesharake të gjithë çështjes, duke thënë për NBC New York: “Ai është kaq i vogël, i lezetshëm dhe ne po qeshim me porositë që ka bërë. Është vërtet e vështirë të besohet se ai e ka bërë këtë, por ja që ndodhi”, shkruan Daily Star.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit