2.3 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Djali dhe vajza e 82-vjecarit nga Podujeva që vdiq nga Covid 19, gati janë shëruar

Rekomandime

Djali dhe vajza e 82-vjeçarit nga Dumnica e Podujevës, që vdiq nga koronavirusi, janë në përfundim të shërimit. Sipas Ushtruesit të detyrës së Kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudarit, lirimi i tyre nga QKUK’ja pritet që të bëhet pas dy ditësh.

Në një prononcim për Gazetën Express, Rudari ka thënë se nuk ka pasur asnjë rast të dyshuar për koronavirus në 24 orët e fundit. Sipas tij, asnjë prej familjarëve të personave të infektuar nga kjo komunë nuk kanë shfaqur ndonjë simptomë se janë të infektuar me COVID-19.

- Advertisement -

“Jo nuk kemi informata për ndonjë rast të ri të dyshuar me koronavirus. Lajmi i fundit që e kemi marrë është se djali dhe vajza e 82-vjeçarit që vdiq nga koronavirusi, janë në përfundim të shërimit edhe për dy ditë besoj që do të lirohen në shtëpi. Anëtarët e tjerë të familjeve ku ka pasur të infektuar nuk kanë pasur asnjë simptomë se janë të infektuar me koronavirus”, ka thënë Rudari për Express.

Rudari ka folur edhe për problemet me të cilat po përballen në këtë kohë. Thotë se me furnizim me ushqim qëndrojnë mirë, por se problem mbetet mungesa e pajisjeve mbrojtëse.

“Problem me furnizim me ushqim nuk kemi. Kemi pas shumë donatorë që kanë dhuru pako ushqimore, të cilët I falenderoj shumë. Pakot i kemi shpërnda përmes kryqit të kuq. Por, jemi keq me pajisje mbrojtëse. Shumicën i kemi ble me buxhet të komunës, edhe I kemi pajis mjekët, policët, e punëtorët e administratës”, ka thënë Rudari për Express.

- Advertisement -

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar mbrëmë edhe tetë raste të reja me koronavirus, duke bërë që numri i rasteve në gjithë vendin të shkojë në 71.

“Sot me 25.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar tridhjetë e katër (34) mostra të marra të rasteve të hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga terreni. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, tetë (8) prej prej tyre kanë rezultuar pozitive”, shkruhet në njoftim.

- Advertisement -

Sipas IKSHP’së, rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti prej të cilëve 4 raste janë me vendbanim në fshatin Domanek- Malishevë, 3 raste me vendbanim në Prishtinë dhe 1 rast me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit