2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Djali i Smajl Hajdaraj: Babai e dinte se do të ekzekutohej, thoshte “cili jemi tash në radhë”

Rekomandime

Një prej eleminimeve më të rënda të pasIuftës në Kosovë ka ndodhur 20-vite më parë, më 17 janar të vitit 2002, kur ish-deputeti i LDK-së Smajl Hajdaraj ishte qëlluar në hyrje të banesës së tij në Pejë.

Vr.asja e Smajl Hajdarajt nuk është zbardhur ende.

- Advertisement -

Djali i Smajl Hajdarajt, Shpëtimi, thotë se si familje kanë parë që nuk ka vullnet për të zbardhur ekzekutimin e prindit të tij.

“Duhet ta kemi parasysh faktin se edhe vr.asja është bërë në mënyrë shumë profesionale dhe shumë pak prova kishin lënë vr.asësit”, tha ai në RTV Dukagjini, percjell Telegrafi.

Ai thotë se prindi i tij u ekzekutua rreth orës 20:00 në hyrje të banesës familjare në lagjen Fidanishte të Pejës.

- Advertisement -

“Sipas ekzaminimeve kanë qenë dy ekzekutor që i kishin zënë pritën babit. Dyshohet se ata e kishin përcjellë gjatë gjithë kohës”, tha ai.

Djali i Smajl Hajdarajt thotë se për prindi i tij gjatë gjithë kohës ka qenë i vetëdijshëm se do ta eleminonin.

- Advertisement -

“Mund të them se që nga koha e Iuftës ka pasur shqetësime se mund ta eleminonin. Madje ai e dinte se do ta VRlSNlN pasi të gjithë anëtarët e LDK-së eleminoheshin në rrethana të njëjta. Pas ekzekutimit të Xhemajl Mustafës, Ismet Rracit, Shaban Manajt, Shefki Popovës etj., ai thoshte se cili jemi në radhë”.

Shpëtim Hajdaraj thotë se eleminimi ishte politik dhe se nuk ka dyshime që autorët ishin shqiptarë.

Ai thotë se babai ka marrë kërcënime kohë pas kohe nga persona të ndryshëm, që thotë se edhe vet prindi i tij në atë kohë i kishte deponuar në organet e drejtësisë.

I biri i Smajl Hajdarajt thotë se shpreson që asnjë vr.asje nga pasIufta të mos mbetet e pazbardhur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit