1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Djali i Ukshin Hotit thotë se është i gatshëm të tejkalojë emocionet në takim me serbët

Rekomandime

Nga e mërkura e 14 korrikut, Andin Hotit i është dyfishuar përgjegjësia për zgjidhjen e fatit të të pagjeturve, mes të cilëve është edhe babai i tij.

- Advertisement -

Pasi u caktua kryesues i komisionit qeveritar për të zhdukur, ai tash do të drejtojë edhe ekipin dialogues në bisedimet me Serbinë për këtë çështje.

Kështu u përmbushë edhe një kërkesë e familjarëve, që të kenë përfaqësues në këtë proces.

Por, një prej tyre që drejton Qendrën Burimore për Persona të Zhdukur, nuk mendon se i biri i Ukshin Hotit, është i duhuri për këtë çështje, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -

Bajram Çerkini, beson se dialogun do të duhej ta udhëhiqte, Ibrahim Makolli, por që në ekip të merrte edhe ndonjë prind që ka fëmijë të zhdukur.

Por vetë Hoti, beson se edhe me ndihmën e të tjerëve do të bëjë më të mirën në këtë drejtim.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit