-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Djali i Veliut-Osmanit: Babai nuk shkruan mesazhe fyese për LDK-në, nuk doli kundër e as s’e quajti Mustafën diktator

Rekomandime

Lëvizja Vetëvendosje si dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk po arrijnë të dakordohen lidhur me mundësinë e lidhjes së një koalicion bashkëqeverisës.

- Advertisement -

Pavarësisht se kanë kaluar disa muaj që nga mbarëvajtja e zgjedhjeve dhe certifikim i rezultateve, këto dy parti nuk po dakordohen dot.

Por qëndrime të ndryshme duket se kanë edhe vetë kryesuesit e LDK-së. Madje së fundi pati edhe përplasje në distancë në mes nënkryetarëve Vjosa Osmani si dhe Agim Veliu nga LDK.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe djali i nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu, Shkumbin Veliu.

- Advertisement -

Ai tha se Agim Veliu nuk fyen, nuk shanë e as nuk shkruan me asnjë gazetar mesazhe fyese për njerëzit e LDK-së, transmeton Indeksonline.

Madje ai tha se Agim Veliu, ka qenë gardian i Ibrahim Rugovës dhe politikës së tij dhe që asnjëherë nuk e ka sulmuar, fyer apo tradhtuar kryetarin aktual të partisë, Isa Mustafa.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Për ata që fytyrat i ndërrojnë më shpesh se çorapet!

Z. Veliu ishte themelues i LDK-së në Llap, nga ajo kohë qëndroi vetëm në LDK.

Z. Veliu ishte gardian i Ibrahim Rugovës në atë kohë kur as plumbat nuk ia kursenin.

Z. Veliu duke mbrojtur LDK-në e Rugovën, e duke mos ikur e mori një plumb, njëjtë sikur kolegët e tyre, Fetah Rudi, Enver Maloku, Xhemail Mustafa etj.

Z. Veliu, i qëndroi afër z. Isa Mustafa, kur e shanin, e fyenin besa edhe e gjuanin me gaz e Molotov, Agimi ishte krah me kryetarin e tij.

Z. Veliu nuk doli kundër Isa Mustafës, për kryetar e kryeministër, nuk e quajti as diktator sepse kultura e tij njeh vetëm respekt.

Z. Veliu nuk e bëri, që vendimet që duhej votohen në kohen e kryeministrit Mustafa të sabotohen ndërsa tek kryeministri Haradinaj me sy mbyllur të votohen.

Z. Veliu, nuk fyen, nuk shanë e nuk shkruan me asnjë gazetar mesazhe fyese për njerëzit e LDK-së.

Z. Veliu nuk përdor FB fallso për ti përdorur për shantazhe të nevojave të veta politike.

Z. Veliu, nuk bëhet argat i PDK-së, VV-së e askujt tjetër, sepse po nga SHIKu ende mbanë një plagë në trup, që nuk i mbyllet kurr. Plagë për shtetin e Kosovës, për Rugovën dhe LDK-në

Mesazhet organizative, nuk mundet të ju poshtrojnë para politikanëve dinak, kriminel e shkatrrues.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit