-3.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Djali i vëllaut të Hashim Thaçit bëhet zëvëndësdrejtor në Telekomin e Kosovës

Rekomandime

Drilon Thaçi, djali i vëllaut të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit ka marrë postin e zëvendësdrejtorit në Departamentin e Inovacionit në Telekomin e Kosovës.

- Advertisement -

Burime të Gazetës Sinjali kanë treguar se nipi i presidentit Thaçi, është avancuar në pozitën e zëvendësdrejtorit të premten e javës së kaluar.

Deri atëherë, Thaçi kishte ushtruar detyrën e koordinatorit të marketingut në Telekomin e Kosovës.

Ditë më parë, Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesën e Telekomit të Kosovës për ndarjen e 5 milionë eurove.

- Advertisement -

Në anën tjetër, Bordi i Telekomit të Kosovës në mbledhjen e javës së kaluar vendosi që të shfuqizohet vendimi për zvogëlimin e pagave të punëtorëve.

Zvogëlimi i pagave ishte bërë për shkak të gjendjes financiare që është duke kaluar kjo ndërmarrje. Punëtorëve të kësaj ndërmarrje varësisht prej gradave me vendimin e kaluar do t’u zvogëlohej nga 10 deri në 20% të pagave. /Gazeta Sinjali/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit