1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Djalit të Vuçiqit i ishte ndaluar hyrja në Mal të Zi, nuk e dinte as vetë presidenti serb

Rekomandime

Drejtoria e Policisë së Malit të Zi ka njoftuar se lista e të huajve të ndaluar për hyrje në vend është rishikuar dhe se prej saj janë hequr 18 persona. Në mesin e tyre është edhe djali i presidentit të Serbisë, Danilo Vuçiq, kur as që dihej se ishte në atë listë.

Sipas mediave malazeze, Danilo ishte në listën e personave “non grata” për shkak të afërsisë së tij me një klan kriminal që vepron në Mal të Zi dhe Serbi.

- Advertisement -

Se djali i tij ishte në këtë listë, duket se nuk kishte dijeni as vetë Aleksandër Vuçiq.

“Nuk e dija që djalit tim Danilo i është ndaluar hyrja në Mal të Zi, por kjo më tregon më së shumti për ata në skenën politike të Serbisë dhe Malit të Zi dhe ndihmësve të tyre mediatikë”, ka deklaruar Vuçiq.

Edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni se djali I presidentit serb ishte shpallur person “non grata” nga autoritetet e Malit të Zi.

- Advertisement -

“Asnjëherë nuk kam pasur ndonjë informacion zyrtar për gjëra të tilla dhe e di që presidentin Vuçiq nuk ka marrë kurrë një informacion të tillë, gjë që është vërtetë e pabesueshme”, ka deklaruar Brnabiq për televizionin “Pink.

Brnabiq ka thënë se kjo nuk ka të bëjë me djalin e Vuçiq, por me vetë presidentin serb.

- Advertisement -

“Ajo që po i bëhet presidentit Vuçiq duke sulmuar familjen e tij, nuk ka të bëjë me Danilon, ky është një sulm i drejtpërdrejt ndaj presidentit Vuçiq”, ka deklaruar ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit