S’ka medalje për Novak Djokovic në tenis në Lojërat Olimpike. Sido që të jetë, shansi për të është në çifte të përziera që të fitojë të bronztën.
Pablo Carreno Busta e ka shokuar Novak Djokovicin në Lojërat Olimpike.
Ai ka arritur ta mposhtë numrin një në botë për ta fituar medaljen e bronztë.
Djokovic ishte nisur për Tokoi me synimin që të fitojë të Artën, por pasi dështoi dje në gjysmëfinale, sot nuk arriti të fitojë as të bronztën.
Pablo e mposhti Djokovicin 2-1 (6-4, 6-7, 6-3).
Ai u pa tepër i nervozuar gjatë gjithë ndeshjes, thjesht nuk arrinte ende ta përbijë atë mundësi që humbi të premten për medalje, ani pse sot llogaritet si tenisti numër një në botë.
thats why djokovic will never be at the same level as federer or nadal
pic.twitter.com/Ou5E8oFbkA— Azra 🧣 (taylor’s version) | ⧗bw (@azrathearcher) July 31, 2021
Në një moment, ai edhe e ka thyer edhe reketin e tij.
Sido që të jetë, zhgënjimin e madh në Lojërat Olimpike Djokovic do të mundohet të mbulojë me medaljen e bronzte në çifte të përzier.