1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Do duhej të ishte në burg”, Armend Muja ia kthen Abelard Tahirit

Rekomandime

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja i është kundërpërgjigjur shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i cili deklaroi në Pressing se Muja do duhej të ishte në burg pasi ka shitur licenca të universiteteve private.

Muja tha se ai asnjëherë nuk ka qenë në poste publike e as nuk ka shitur licenca.

- Advertisement -

Sa i përket procesit gjyqësorë ndaj meje, kam respektuar çdo dyshim që është ngritur dhe jam i gatshëm të përballem me ato dyshime.

Gjykata i ka shpallur të pabazuara ato dyshime por unë kam dyshime se vet zoti Tahiri në përpjekje për t’i kapur ato agjencione më ka implikuar edhe mua”, ka deklaruar Muja.

Tutje ai tha se nuk ka asgjë personale me deputetin e PDK-së, Abelard Tahirin por ka shkruar një status kundër Tahirit për shkak se e do fushën e arsimit.

- Advertisement -

Abalardi mjerisht ka qenë ministër i Drejtësisë dhe sot është Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së me atë nivel të analfabetizmit…E konsideroj mjerim të përzgjidhet në ato poste kur nuk e ka kaluar as testin e drejtshkrimit”, deklaroi Muja në Debat Plus.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit