2.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

“Do japësh llogari, Zoti do të të dënojë”/ Ministri i Afganistanit maIIkon Presidentin pas arratisë

Rekomandime

Presidenti afgan Ashraf Ghani është larguar nga Afganistani për në Taxhikistan, tha një zyrtar i lartë i ministrisë së brendshme për Reuters.

- Advertisement -

I pyetur për koment, zyra e presidentit “nuk mund të thotë asgjë për lëvizjen e Ashraf Ghani për arsye sigurie”.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes Kombëtare Afgane, Gjeneral Bismillah Mohammadi ka maIIkuar Presidentin Ashraf Ghani, i cili u largua nga vendi bshkë me zyrtarët e tjerë, për tu lënë Kabulin talebanëve.

CNN shkruan se në një postim Mohammadi ka deklaruar se Ghani do të japë llogari para Zotit për këtë gjë që ka bërë dhe se Ai do ta dë.ojë.

- Advertisement -

“Ata na lidhën duart dhe shitën atdheun, maIIkuar qofsh bashkëm e b.ndën. U largua nga vendi dhe i vuri njerëzit në një situatë kaq të keqe, Zotit do t’i japë llogari atij dhe populli i Afganistanit gjithashtu do ta gjykojë atë për këtë vepër,”- mësohet të ketë thënë ministri.

Ghani është një ish -ekonomist dhe akademik, i cili shërbeu si president i Afganistanit që nga viti 2014 u largua sot nga Kabuli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit