-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

“Do të dalin gjëra shumë të çuditshme”, parlajmërimi i Shehollit pas arrestimit të Nikoliqit

Rekomandime

Njohësi i marrëdhënieve ndëretnike në Kosovë, Fatmir Sheholli, ka folur në lidhje me aksionin e sotëm policor në Shtërpcë ku u arrestua edhe ish-kryetari i kësaj komune, Bratisllav Nikoliq.

A e ka quajtur Nikoliqin si “figure jashtëzakonisht të fuqishme politike”, e cila kishte qenë në krye të komunës së Shtërpcës për 12 vjet me radhë.

- Advertisement -

“E para, kjo çështja që ka të bëj me Shtërpcen daton goxha moti ka vite të tëra, ndër të cilat është përfol, është fol, është përgoju.. Ambienti në atë pjesë është degradu në mënyrë brutale, dhe kjo ka ndodhë. Domethënë njerëzit kanë ndërtu villa, shtëpi, etj.. pa-kurrfarë koncepti të planit urbanistik.”, ka thënë Sheholli për Periskopin.

Ai pohon se shumica e personave që kanë ndërtuar vila e shtëpi në Brezovicë janë të etnisë shqiptare.

Madje, Sheholli shprehet se nga gjykimi i Nikoliqit pritet të dalin shumë, siç thotë Sheholli, “gjëra të çuditshme”.

- Advertisement -

“Domethënë, kemi të bëjmë me figurë jashtëzakonisht të fuqishme, politike në periudhë të caktuar, dhe kjo që ka ndodh sot e ka këtu gjenezën dhe unë besoj që gjatë hetimeve, kur të vazhdojnë hetimet e paraburgimet do të jemi dëshmitarë – nëse ka drejtësi dhe hetuesi siç duhet – do të dalin gjëra shumë të çuditshme, gjëra që janë përfolë edhe në byfe dhe restaurante.” – ka deklaruar më tej njohësi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit