3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

“Do të habiteni për lidhjet që do të dalin nga procesi i dallavereve në privatizim”

Rekomandime

“Expose” – prodhim i Gazeta Blic, ka sjellur dokumentarin “Dallaverat” e Privatizimit në Kosovë.Në këtë dokumentar janë sjellur detaje ekskluzive për dallaverat që kanë ndodhur në procesin e privatizimit, e që janë kryer gjatë menaxhimit të AKP-së.

- Advertisement -

E në lidhje me këtë temë anëtari i Komisionit të Privatizimit, Gazmend Byqtyqi tha se opinioni publik do të habiet për lidhjet që do të zbulohen nga ky proces.

“Sigurisht që po, opinion publik do të habitet se cfarë ka ndodhur më këtë process kush ka përfituar nga ky proces, cilat kanë qenë lidhjet apo ndikimi i partive politike në këtë proces dhe cilët individë të afërt me këto parti politike kanë përfituar duke i dëmtuar rëndë asestet shtëterore” tha Bytyqi për Expose – prodhim i Gazetës Blic.
Ai poashtu foli edhe për listën e të intervistuarve që pritet të ofrojnë dëshminë e tyre në Komisionin Hetimor për Privatizim.

“Lista do të jetë të gjithë ata që kanë qenë pjesë e procesit të privatizimit po flas për borde ish ministra anëtarë të bordeve drejtor ekzekutiv të gjithë ata që kanë pasur ndikim në këtë process apo kanë qenë bartës të këtij procesi, sepse ka shumë gjëra që ne tash e tutje si komision po i mësojmë e që qytetarët më së paku i dijnë, ka abuzime edhe me formën se si është privatizuar sidomos tek negocimet direkte paramendoni janë shitur prona vetëm me një ofertues pra kanë shkaur te x perosni e po e merr ti këtë pronë dhe nuk ka pasur fare transparencë e as konkurencë për një cmim të lë lartë apo kushte të tjera dhe ne po pranojmë cdo ditë ankesa nga punëtorët të cilëve iu kanë shkleur të drejtat e trye dhe nuk iu është dhënë ajo cka e meritojnë ose ai që ka privatizuar nuk i ka përmbushur kushtet e kontratës” deklaroi ai.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit