Aktorja dhe deputetja, Adriana Matoshi, duket se po ka kohë që të kujdeset për “dukjen e saj”
Tanimë ajo mund të konsiderohet edhe një bukuroshe dhe influencere e rrjeteve sociale, derisa sot duket se ka bërë një ndryshim të ri.
Adriana ka shkurtuar flokët duke i bërë ato tërësisht të bardha, një stil ky që e bën atë të duket porsi një çikë e re.
Nëna e katër fëmijëve nga martesa e parë, është duke e jetuar një jetë interesante, të rrethuar me luksin e politikës dhe artit.
Gjatë kësaj kohe, Adriana përflitet edhe për jetën e saj private, sidomos pas lidhjes me futbollistin e huaj, Keith Owen Groeneveld.