1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Do të kushtoj me jetë…”, Ikballe Huduti denoncohet për kërcënim, shkak debati për fenë

Rekomandime

Emri i Ikballe Hudutit ka qenë shumë shpesh i përfolur në mediat tona për shkak të deklaratave të saj, që lidhen sidomos me fenë. Ajo ftohet shpesh në emisione të ndryshme, ku flet për fenë Islame, e jo rrallëherë ka pasur edhe përplasje verbale në studiot televizive. Një rast i tillë ka ndodhur edhe së fundmi, kur Huduti është denoncuar në Polici për kanosje nga prezantuesi i një emisioni, raporton Gazeta Sinjali.

- Advertisement -

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se bëhet fjalë për Sadri Imerin, i cili prezanton një emision, në të cilin Huduti kishte qenë e ftuar dhe kishin pas një debat mes tyre për shkak të temës që lidhej si shumë herë të tjera me religjionin.

Sinjali mëson se Imeri e ka denoncuar Hudutin për kanosje, pasi siç ka deklaruar ai, e njëjta e kishte kërcënuar edhe me jetë, për shkak të një pjesë të këtij debati, të cilën ajo kishte kërkuar që të largohej.

- Advertisement -

Bazuar në dëshminë e tij, të dhënë para hetuesve policorë, Huduti e ka kërcënuar në vazhdimësi me mesazhe në numrin e tij kontaktues, prandaj ai ka vendosur ta raportojë rastin në Polici.

Si rezultat i denoncimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve në drejtim të veprës penale “Kanosje” dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore.

- Advertisement -

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit