1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Do të paguajnë çmim të rëndë”, Turqia paralajmëron Greqinë

Rekomandime

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, në lidhje me vendimin e Administratës Qipriote Greke për lejimin e organizatës PKK/PYD që të hapë zyrë tha se do t’i detyrojnë të paguajnë çmimin në rast se do të ketë ndonjë kërcënim prej atje drejt Turqisë ose Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC).

Çavuşoğlu zhvilloi një konferencë të përbashkët për media me homologen e tij nga Estonia, Eva-Maria Liimets, pas takimit që zhvilluan.

- Advertisement -

Në lidhje me pyetjen që administrata qipriote greke i ka dhënë organizatës terroriste PKK/PYD leje për hapjen e zyrës, Çavuşoğlu tha: “Fatkeqësisht në lidhje me terrorin jemi duke parë shpesh botëkuptimin ‘Armiku i armikut tim është miku im’”.

Sipas tij, gjenden vende që përdorin organizata terroriste, të cilat veçanërisht përdoren për luftërat “proxy”. “Së fundmi edhe në Siri u dha mbështetje organizatave terroriste nën petkun e luftës kundër organizatës terroriste DEASH. Por, ne si Turqi dëshiruam të solidarizohemi dhe u solidarizuam, lidhur me terrorin, edhe me vendet me të cilat kemi pasur marrëdhënie më të këqija. Nuk mbështetëm asnjë organizatë terroriste”, tha ai.

Ministri Çavuşoğlu tha se në Greqi ndodhen kampet, qoftë të organizatës terroriste PKK qoftë edhe të DHKP-C. “Është vërtetuar edhe me dokumente se pjesëtarët e DHKP-C të stërvitur atje kanë organizuar sulme terroriste në Turqi”, tha Çavuşoğlu.

- Advertisement -

Kryediplomati turk theksoi se edhe anëtarët e organizatës terroriste FETO, Greqinë nuk e konsiderojnë vetëm si vend transit, por edhe vend për t’u strehuar dhe jetojnë atje.

“Rrjedhimisht, hapja e zyrës, pritja e këtyre organizatave terroriste është lojë me zjarrin. Ne e dimë mbështetjen e administratës qipriote greke për organizatat terroriste, PKK-së deri më sot. Nuk është një sekret. Por, dua të them këtë, lejojnë që të hapin zyre këtu, nëse nesër do të ketë ndonjë kërcënim drejt Turqisë ose Republikës Turke të Qipros Veriore, nëse do të ketë ndonjë sulm ndaj vëllezërve tanë turq qipriotë do të paguajnë çmimin. Dhe ky çmim do të jetë një çmim i rëndë”, u shpreh ai./AA

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit