3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Dodik: Fati i Bosnjës është në duart e Erdoganit, Vuçiqit dhe Milanoviqit

Rekomandime

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik mbështeti iniciativën e presidentit turk dhe atij serb Recep Tayyip Erdogan dhe Aleksandar Vuçiq, të paraqitur më parë nga presidenti kroat Zoran Milanoviq, për të ndërmjetësuar në një marrëveshje mbi mosmarrëveshjet në Bosnjë midis kroatëve, boshnjakëve dhe serbëve.

Pas takimit të djeshëm mes Erdoganit dhe Vuçiqit në Ankara, presidenti turk tha se kishte vendosur t’i bashkonte tre liderët, atë boshnjak, kroat dhe serb me presidentin serb. Siç raportojnë mediat e Beogradit, bëhet fjalë për një takim me Presidencën trepalëshe të Bosnjës.

- Advertisement -

Me këtë takim, ne po ndërmarrim hapa për ta garantuar integritetin territorial të Bosnjës”, tha Erdogan. Dodik e mirëpriti një rezultat të tillë.

“Ata mund të kontribuojnë në dialogun e përfaqësuesve politikë të tre popujve përbërës në Bosnjë dhe zgjidhjen e situatës aktuale. Fati i Bosnjës është në dialogun e politikanëve vendas në plejadën Erdogan, Vuçiq dhe Milanoviq”, tha Dodik.

Sipas tij, ndërhyrja e dikujt tjetër në ngjarjet në Bosnjë nuk do të sjellë asgjë të mirë. Ai përsëriti se Republika Srpska është e vendosur ta respektojë Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe dialogun midis përfaqësuesve politikë të tre popujve përbërës në Bosnjë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit