1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Dodik iu rikthehet provokimeve, xhandarmëria e tij tenton ta arrestojë një ushtar të Bosnjës

Rekomandime

Anëtarë e xhandarmërisë së “Republika Srpskas” së Millorad Dodikt janë futur në barakat e Forcave të Armatosura të Bosnje e Hercegovinës në afërsi të Sarajevës me arsyetimin se duan ta arrestojnë një ushtar. Kështu ka bërë të ditur “Istraga.na” nga disa burime brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme të Bosnjës dhe Forcave të Armatosura.

“Ata kanë ardhur me dy makina policie, një nga të cilat i përket xhandarmërisë. Rreth orës 3 pasdite, në hyrjen e barakave në Rajlovac, duke kërkuar për ushtarin me inicialet A.C, i cili dyshohet se ka kryer një grabitje”, ka thënë ky burim për Istraga.

- Advertisement -

Lidhur me këtë ka reaguar gazetari boshnjak, Jasmin Mujanoviq, i cili e ka konsideruar si një provokim të rrezikshëm të Dodikut.

Ky veprim i Millorad Dodikut vjen vetëm një ditë pas takimit që ka pasur me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“>

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit