-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Dodik: ‘Republika Srpska’ shtet brenda 5 vitesh, amerikanët janë gati të shkojnë deri në fund

Rekomandime

Milorad Dodik, anëtar serb i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës ka thënë se “Republika Srpskan” e sheh si shtet të pavarur.

Sipas asaj që shkruan Nova.rs, Dodik mendon se kjo do të ndodh në pesë vitet e ardhshme.

- Advertisement -

“Bosnja e Hercegovina mbijeton vetëm sepse mbahet nga faktori ndërkombëtar”, citohet të ketë thënë Dodik.

Sipas tij, vetëm “forca” ka mbetur për ta ruajtur Bosnje dhe Hercegovinën.Duke folur për sanksionet e vendosura ndaj tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pak ditë më parë, Dodik vlerësoi se amerikanët janë “gati të shkojnë deri në fund”.

Dodik përsëriti se në fillim të javës së ardhshme do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit