4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Dogana e Kosovës tregon pse e ktheu në kufi peshkopin serb me dy kovat e tij me mjaltë

Rekomandime

Peshkopi i Kishës Ortodokse Serbe, Teodosije u kthye mbrapa javën e kaluar teksa tentoi të hynte në Kosovë nga vendkalimi kufitar i Jarinjes.

- Advertisement -

Peshkopi po transportonte dy kova me mjaltë, për të cilat nuk posedonte çertifikatë fitosanitare.

Siç konfirmoi Dogana e Kosovës, Peshkopit Teodosije nuk i lejohej të transportonte mjaltë pa posedimin e çertifikatës së paraparë me ligj.

“Dogana e Kosovës e ka shqyrtuar rastin dhe ka arritur në përfundimin se doganierët e kthyen personin sepse ai nuk kishte çertifikatë fitosanitare”, ka thënë të mërkurën Dogana e Kosovës në një përgjigje të shkurtër për portalin KoSSev.

- Advertisement -

Zëdhënësi i doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, deklaroi se një certifikatë fitosanitare është e nevojshme kur tranportohen produkte ushqimore, duke shtuar se institucionet fetare nuk janë të përjashtuar nga kjo masë.

Stavileci nënvizoi se kjo rregull vlen pavarësisht nga vlera e produkteve të importuara. Nga ana tjetër, ai konfirmoi që institucionet fetare nuk janë të detyruara të paguajnë doganë kur importojnë mallra.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit