4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Dogana e Kosovës tregon pse e ktheu në kufi peshkopin serb me dy kovat e tij me mjaltë

Rekomandime

Për nesër ishte propozuar termini i parë që do të mund t’i bashkonte në një takim virtual liderët e Kosovës, të shtetit dhe të partive politike, me përfaqësues të shqiptarëve në SHBA. Megjithatë, disponim për këtë takim nuk po tregojnë në vend. Të pyetur nga Gazeta Express nga partitë thonë se i kanë marrë ftesat, por, nuk kanë treguar qëndrimin karshi këtij bashkëbisedimi 60 minutësh.

- Advertisement -

Spektri politik në Kosovë po vazhdon të jetë i ndarë sidomos për tema të mëdha siç është marrëveshja në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Derisa partitë opozitare nuk po ju përgjigjen ftesave të kryeministrit Avdullah Hoti për takime koordinuese, shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara kanë nisur një iniciativë për t’i ulur liderët e shtetit e të partive politike në një tavolinë.

Krejt kjo me qëllim që në takimin e 2 shtatorit në Uashington, Kosova të jetë e unifikuar për qëndrimet e saj e lidhur me atë se çka do të bisedohet.

- Advertisement -

Por, për këtë takim virtual 60 minutësh nuk po shprehet fort disponim në vend. Deri më tani, është vetëm kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj që e ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe qëndrimin e tij pro takimit.

“Mirëpres ftesën e përfaqësuesve të anëtarëve të një spektri të gjerë të shqiptarëve në Amerikë për një takim interaktiv të përbashkët virtual me liderët e shtetit dhe partive parlamentare të Kosovës, në prag të takimit të 2 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë”, ka shkruar Haradinaj ditë më parë në Facebook.

- Advertisement -

Gazeta Express ka kontaktuar të gjitha partitë politike që kanë marrë ftesë për takim gjithashtu edhe në kabinetet e liderëve të shtetit.

Në zyrën e presidentit Hashim Thaçi nuk i janë përgjigjur pyetjes së gazetës nëse presidenti është pro këtij takimi, apo e ka konfirmuar ftesën. Thaçi nuk do të jetë i pranishëm as në takimin e dy shtatorit në Uashington.

Në zyrën e kryeministrit Avdullah Hoti ndërkaq, thonë shkurtimisht për Express se ftesën e kanë marrë, por, që e njëjta do të shqyrtohet pasi që një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende

“Po ftesa ka ardhë në zyrën e kryeministrit, natyrisht që kryeministri do ta shqyrtojë dhe pastaj të vendos”, thuhet në përgjigjen e kabinetit të Hotit.

Si në zyrën e Hotit po deklarohen edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Të pyetur nga Express në LDK thonë se nuk kanë përgjigje për këtë çështje.

As dy partitë opozitare, Vetëvendosje e PDK nuk kanë kthyer përgjigje për këtë takim të pyetur nga gazeta. Këto dy parti që nga fillimi nuk kanë marrë pjesë as në takimet koordinuese për dialogun që ka thirrur Hoti me përfaqësues të subjekteve.

Haradinajt në këtë takim pritet që t’i bashkohet Nisma Socialdemokrate. Nga partia e udhëhequr nga Fatmir Limaj kanë konfirmuar për Gazetën Express se do të marrin pjesë në këtë video-konferencë, duke thënë se e përkrahin një nismë të tillë të shqiptarëve të Amerikës.

Para takimit Kosovë – Serbi, më dy shtator, në Shtëpinë e Bardhë, përfaqësuesit e shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar një takim me liderët e shtetit e të partive politike në Kosovë.

Përmes një letre që ata ia kanë dërguar ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, kanë kërkuar një takim të përbashkët me platformën Zoom.

Në kërkesë janë shënuar edhe tre orare të cilat do t’u përcillen të ftuarve për të gjetur një orë të përshtatshme për mbajtjen e video-konferencës.

“Në këtë takim virtual presim të mësojmë për perspektivën veç e veç dhe të përbashkët të lidershipit politik në Kosovë lidhur me dialogun, duam të shprehim dhe koordinojmë gatishmërinë për pjesëmarrje aktive të komunitetit shqiptaro amerikan në çfarëdo procesi që udhëhiqet nga Shtëpia e Bardhë, dhe duam të kontribojmë në qasjet strategjike shtetërore dhe kombëtare shqiptare”, thuhet në kërkesë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit