1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Doktori dhe Deputeti i LDK’së: Kosova po menaxhon me pandeminë më mirë se sa SHBA, Franca, Italia e Britania

Rekomandime

Deputeti i LDK’së, Haxhi Avdyli, që kohën e fundit u bë i njohur që po flet në emër të Vetëvendosjes, po ka probleme me njohuri rreth popullsisë së vendeve të botës.

- Advertisement -

Avdyli duke ia bërë qefin vetes sikurse po flet para aktivistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në kohë fushate, po thotë se Kosova po e menaxhon më së miri situatën me pandeminë.

Ai po harron se në Kosovë janë prekur deri tani 919 persona me koronavirus, më shumë se në Shqipëri dhe Mali të Zi, dy vendet fqinje të Kosovës.

Me 1.8 milionë banorë sa ka Kosova në bazë të statistikave nga Agjencia Shtetërore e Kosovës, deputeti i LDK’së, Haxhi Avdyli po thotë se Kosova po e menaxhon krizën e pandemisë më mirë se SHBA, Gjermania, Franca, Italia, Britania.

- Advertisement -

‘’Nëse bazohemi në numra,Kosova po e menaxhon më mirë pandeminë se SHBA, Franca, Italia, Britania’’, tha Avdyli në RTV Dukagjini.

Deputeti i LDK’së tregon se nuk e di si krahasohet suksesshmëria e menaxhimit të pandemisë, ku duhet të shikohet numri i popullsisë që ka aj shtet.

- Advertisement -

Avdyli po harron se vendi më i sukseshëm përballë pandemisë është deri tani Gjermania, ku ka mbi 147 mijë të shëruar deri tani në 172 mijë raste.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit