4.4 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Doktori nga Podujeva refuzon pacientin e moshuar, arsyetohet se e kreu orarin

Rekomandime

Rastet kur qytetarët nuk marrin shërbime të duhura shëndetësore dhe në kohë, si dhe trajtimet e vrazhda që iu bëhen nga mjekët nuk janë të pakta në vendin tonë.

- Advertisement -

Një e tillë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Podujevës ku pulmologu Ibrahim Hoti, dëgjohet në një video që ka siguruar IndeksOnline, teksa nuk iu ofron shërbime qytetarëve. E tërë kjo me arsyetimin se tashmë është bërë ora 15:05 minuta, ndërsa ai kishte përfunduar orarin në ora 15:00.

Madje ai, nuk i ndalon britmat e tij në raporton me pacientët, veprime të cilat nuk ngjasojnë aspak me ato të një mjeku, i cili humanitetin duhet ta ketë në radhë të parë.

“Nesër o djalë i mirë, nesër, se nuk i punoj dy ndërrime, unë dreq nuk jam këtu.

- Advertisement -

Dje je ardh qeshtu, ta kam dhanë injeksionin, sot qeshtu, hajdee …

A t’kam kry shërbime dje e pardje qeshtu mas orarit. Ti mu sill qeshtu me mu…

- Advertisement -

Hajde”, dëgjohet doktori Hoti teksa i thotë një pacienti të moshuar i cili ishte i shoqëruar me një familjar të tij.

IndeksOnline ka kontaktuar me doktorin Hoti dhe ai e ka pohuar tërë këtë situatë, duke thënë se ai nuk paguhet dhe se nuk ka nënshkruar asnjë kontratë për të punuar jashtë orarit.

“Po orari shkruan, qajo matematik është, qa me te thanë. Aty nuk ishte vetëm një pacient, vetëm një person”, tha Hoti, derisa në video shihet vetëm edhe një tjetër e moshuar e cila po ashtu nuk arriti të marrë shërbimin mjekësor.

Ai tutje vazhdon të mbroj idenë e tij se pas orarit nuk duhet prit asnjë pacientë, ndonëse njësoj nuk thuhet edhe në betimin që bëjnë mjekët në momentin kur diplomojnë, atë të Hipokratit.

“Unë nuk punoj vetëm një ditë në muaj, ditë për ditë punoj dhe qeshtu. Matematik është e definume, numrat për qata janë, është numri për qeta, qekjo matematikë. Orari bëhet për qata”, tha Hoti.

Hoti ka theksuar se ai nuk është i vetmi mjekë që punon në këtë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë dhe se pacientët e njëjtë kishin mundësi të shkonin diku tjetër.

“Unë nuk jam i vetmi mjekë, ka ku kryhet shërbimi, kurrfarë kontrate për me punu masë orarit të punës nuk kam, se di sa është kjo . Matematika në derë shkruan”, tha Hoti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit