-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Doktori preket me koronavirus teksa feston ditëlindjen vjehrrit: 45 punëtorë të Emergjencës në Prizren në izolim

Rekomandime

Firdeze Haxhimagjun Skenderi, ka deklaruar se nga mos papërgjegjësia e një doktori në QKMF’në e Prizrenit, 45 punëtorë të emergjencës janë tani të dyshuar se janë prekur me koronavirus pas kontaktit me të.

Stomatologu i cili doli para dy dite pozitiv me koronavirus ishte me gruan e tij në Banko për skijim, ai hyri përmes kufirit të Maqedonisë së Veriut në Kosovë me 23 mars, por nuk u dërguar në konvikt për karantinim.

- Advertisement -

Ai madje me 24 mars festoi ditëlindjen, e aty ishte edhe një doktor tjetër që punon në emergjencën e Prizrenit, që e ka vjehërr të prekurin me koronavirus e që po festonte ditëlindjen.

Tanimë edhe doktori pas marrjes pjesë në ditëlindje është prekur me koronavirus dhe 45 punëtorë të Emergjencës në Prizren që kishin pasur kontakt me doktorin po dyshohen se janë prekur me koronavirus dhe po presin analizat nga IKSHP.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Rasti pozitiv ne Prizren, eshte nje dr stomatolog i cili ka qen ne skijim me gjithe gruan e vet, ne Bansko.

Ka hy ne Kosovë permes Maqedonise me date 23 mars, kur veç ne Kosovë ka qen urdheri qe kush hyn neper kufina me shku direkt ne karantine ne Prishtine. Personi ne fjale ( me COVID pozitiv), paska ndejt ne vetizolim ne shtepi, por qe me date 24 mars e ka festu ditelindjen me familjen e ngusht te tij.

- Advertisement -

Pse shkrujta?

Sepse personi me COVID + eshte vjehrri i nje doktori qe punon te na ne urgjence. Doktori yne, e ka dite qe vjehrri eshte kthy ne kohe emergjente nga Bullgaria, doktori yne e ka dite qe vjehrri eshte ne vetizolim ne shtepi, doktori yne me vetedije ka shku te vjehrri ja ka festu ditelindjen.me 24 mars, doktori yne neve askujt ne urgjence nuk na ka tregu per kete gje, deri sa sot u publiku rezultati edhe tek sot doktori yne e kane largu nga urgjenca, e kane dergu ne vetizolim.

E na prej 24 marsit me doktorin jemi ne kontakt te gjithe, sepse ka punu çdo dite nga ora 7 deri ora 15 me gjitha ekipet. Ne kontaktum IKSHP, neser do rrim ne urgjence ( sepse sonte jam ne ndrrim nates), deri sa te na bohen analizat per COVID. Fjala eshte qe idiotesia e doktorrit tone eshte qe 45 punetore te urgjences na ka qu ne ethe deri sa te na bojne analizat. Se ne çfarë gjendje jemi tash ne, kjo dihet… Kaloni mire. E sinqerisht rrini ne shpija mos u takoni as me shoqeri as me moter as me askend.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit