1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

DOKUMENT: Ky ishte fundi i lidhjes së Albin Kurtit me UÇK-në

Rekomandime

Klan Kosova e ka siguruar dokumentin, në bazë të të cilit si duket PSD-ja e mbajti aksionin e sotëm, ku e cilësoi kryeministrin Albin Kurti “veteran të rrejshëm”.

Klani e ka siguruar deklaratën, ku Adem Demaçi, si udhëheqës politik i UÇK-së, bashkë me stafin e tij, ku bënte pjesë Albin Kurti, ‘ndryshuan karakterin’ e kësaj zyre, duke treguar se tash e tutje veprojnë me emrin “Zyra e Adem Demaçit për analiza, propozime e këshilla politike”.

- Advertisement -

Ky dokument – që shkëput rrugën e Albin Kurtit me UÇK-në – është nënshkruar më 2 mars të vitit 1999, kur edhe po zhvilloheshin bisedimet për tekstin që do të përmbante marrëveshja e dalë nga Konferenca e Rambujesë, nënshkrimin e së cilës e kritikonte fort Adem Demaçi.

Zyra e drejtuar nga Demaçi u ‘dorëhoq’ me arsyetimin se nuk duan të bëhen shkas për fërkime brenda UÇK-së, pasi, sipas tyre, pjesëtarët e UÇK-së që ishin pjesë e delegacionit kosovar në Rambuje kishin braktisur parimet e UÇK-së.

Udhëheqësi politik i UÇK-së insistonte, ashtu siç thuhet edhe në këtë dokument, se “marrëveshja nuk do të sjellë kurrfarë paqe apo lirie në Kosovë, përkundrazi ajo do të sjellë vazhdimin e gjakderdhjes”.

- Advertisement -

“Zyra e Udhëheqësit Politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës z. Adem Demaçi, ka kryer me nder, përpikëri dhe ndërgjegje të lartë punën, aktivitetin dhe detyrat e veta. Ajo me konsekuencë është bazuar dhe ka ndjekur konceptet, parimet dhe bindjet e veta, të cilat janë materializim i vullnetit politik të popullit të Kosovës të shprehur në Referendumin e shtatorit të vitit 1991. Zyra jonë dhe UÇK-ja kishin parime, ideale dhe koncepte të njëjta. Mirëpo, me daljen në shesh të disa individëve nga radhët e UÇK-së, që po përgatiten të miratojnë marrëveshjen e Rambujesë, punët ndryshuan. Ky numër individësh, në këtë mënyrë, braktisën parimet themelore të UÇK-së dhe obligimin ndaj vullnetit politik të popullit, të shprehur në Referendumin e 1991-tës”, thuhet në këtë dokument të siguruar nga Klan Kosova.

Dokumenti, i nënshkruar nga Zyra e Adem Demaçit, mbyllet duke thënë se nuk mund ta kapërdijnë këtë marrëveshje, e cila, sipas tyre, është “në kundërshtim me bindjet tona dhe me idenë tonë për jetën e lirë në trojet tona mijëvjeçare”.

- Advertisement -

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, në aksionin e sotëm të partisë së tij, tha se “veterani i parë kryesor i rrejshëm është Albin Kurti”.

Molliqaj foli si duket edhe për këtë dokument të siguruar nga Klan Kosova kur tha se Albin Kurti është tërhequr nga UÇK-ja më 2 mars të vitit 1999, datë të cilën e mban pikërisht ky dokument.

Në Ligjin për Veteranët e UÇK-së thuhet se veteran i Iuftës së UÇK-së është qytetari i Kosovës apo shtetasi i huaj, i cili është radhitur në UÇK dhe ka qenë pjesë e UÇK-së deri në përfundimin e Iuftës së UÇK-së.

Ekzistojnë deklarata dhe qëndrime publike – Albin Kurti është angazhuar në UÇK në gushtin e vitit 1998 në zyrën e Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik, Adem Demaçi, ndërsa është tërhequr nga UÇK-ja dhe kjo zyre më 2 mars të vitit 1999, rreth tre muaj para përfundimit të Iuftës. Albin Kurti mund të jetë pjesëtar i UÇK-së, nuk është veteran Iuftëtar i UÇK-së”.

Gati dy muaj më vonë pas kësaj deklarate, më 27 prill të vitit 1999, Albin Kurti ishte arrestuar nga regjimi serb dhe ishte mbajtur në burgun e Prishtinës, Lipjanit, Pozharevcit dhe Nishit deri më 7 dhjetor 2001, kur u la i lirë pas presionit ndërkombëtar për të liruar të burgosurit politikë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit