4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Dokument nga viti 1991: Kur Presidenti Biden kishte ftuar Kongresistin DioGuardi që të raportonte për Kosovën

Rekomandime

Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi e vlerëson si të rëndësishëm nderin që Presidentja Vjosa Osmani po i bën Beau Biden-it, djalit të ndjerë të Presidentit Joe Biden!

- Advertisement -

Ai në një postim në facebook ka thënë se është për çdo lëvdatë e mirënjohje video-mesazhi i Presidentit Biden për Kosovën!

Bislimi kujtoi me këtë rast se miqësia unike me SHBA-në dhe presidentin Biden u ngjiz nga kongresisti Joe DioGuardi dhe Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

“Por, t’i kthehemi pak historisë, ngase kem një thesar kombëtar që quhet Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe një hero të gjallë që quhet Joe DioGuardi, ish-kongresist amerikan, nga i cili u ngjiz miqësia jonë unike me SHBA-të por edhe me Joe Biden. Fiks 30 vite më parë, Joe Biden asokohe Senator dhe Kryetar i Nënkomitetit për Çështje Evropiane në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit të SHBA-ve, kishte ftuar kolegun e tij nga Kongresi, DioGuardin, për të dëshmuar për Kosovën, pas diskutimeve paraprake dhe miqësore që këta dy kishin pasë për Kosovën”, shkroi Bislimi në Facebook.

- Advertisement -

Ftesa e Presidentit Biden për Kongresistin DioGuardin, e publikuar nga Faton Bislimi

- Advertisement -

Siç tregon Bislimi, ishte ky dëgjim kongresional në Senatin amerikan i mbajtur më 21 shkurt 1991, që trasoi rrugën e përkrahjes së Biden ndaj Kosovës.

“Ishte Joe DioGuardi ai që na e bëri Joe Biden mik të kombit tonë! Këtë e pohon edhe vet Joe Biden në një ngjarje të organizuar nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane nën udhëheqjen e DioGuardit dhe znj. Shirley Cloyes DioGuardi, më 2002! Çdo respekt për Biden është meritor, po aq sa çdo mirënjohje për DioGuardin është e pamjaftueshme! Krenar me dy dekadat e punës sime me DioGuardin dhe Ligën; krenar me mbështetjen që i dhamë Biden në fushatën e tij presidenciale! #Proud #AlbanianAmericanCivicLeague . — Foto: Ftesa e datës 8 shkurt 1991 nga Biden për DioGuardin për të dëshmuar për Kosovën në Senatin amerikan!”, përfundoi Bislimi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit