2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Dokumente të Speciales në zyrat e veteranëve – “Kjo është thjeshtë e pabesueshme thotë ish-prokurori serb

Rekomandime

Ish-kryeprokurori serb për krime lufte, Vladimir Vukcevic, po e sheh si të çuditshme arritjen e 4 mijë dosjeve të cilat thuhet se janë të Gjykatës Speciale, në selinë e OVL-UÇK’së në Prishtinë.

- Advertisement -

Vukcevic ka thënë se kjo për të është e pabesueshme.

“Kjo është shumë e çuditshme për mua, kjo është thjeshtë e pabesueshme për mua, kjo është e vetmja që mund të them” kështu ka thënë Vladimir Vukcevic, ish-kryeprokurori serb për krime lufte.

4 mijë dosjet të cilat thuhet se janë të Gjykatës Speciale, kanë arritur në zyrat e OVL-UÇK’së në Prishtinë mëngjesin e së hënës.

- Advertisement -

Përfaqësuesit e OVL’së kanë thënë se nuk e dijnë kush ua solli.

Megjithatë, këto dosje u morën nga aty të martën, por deri më tani askush nuk e ka marrë përsipër aksionin në zyrat e veteranëve.

- Advertisement -

Veteranët thanë se dosjet i morën hetues të Speciales, megjithatë këta të fundit nuk kanë dashur të deklarohen.

Zyra për informim e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ka thënë për Express se nuk duan ta komentojnë këtë rast.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk do të komentojë në këtë çështje”, ka thënë Christofer Bennet, zëdhënës i Dhomave të Specializuara.

Aksioni në selinë e OVL’së nuk është kryer as nga misioni i EULEX’it në Kosovë.

Në një përgjigje për Express, zyra për informim e EULEX’it ka deklaruar se ata nuk kanë kontrolluar selinë dhe nuk kanë marrë ndonjë dokument nga aty.

“EULEX-i nuk e kontrolloi zyrën e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së sot (e martë) dhe nuk mori asnjë dosje”, thuhet në përgjigjen e EULEX.

Policia e Kosovës ka deklaruar për Express se për këtë çështje duhet drejtuar në autoritetin kompetent.

“Lidhur me kërkesën tuaj, ju lutemi ti adresoheni autoritetit kompetent i cili merret me trajtimin e tyre (rastit)”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Ndërkohë, në kohën kur po kryhej bastisja në zyrat e OVL-UÇK’së, sekretari i Veteranëve, Faton Klinaku, ka deklaruar për Express se personat që kanë shkuar për t’i marrë dosjet janë të Gjykatës Speciale.

“Po kanë ardhur hetues të Gjykatës Speciale. E kanë kërku një kopje të atyre dosjeve që na kanë ardhur të hënën, një kopje që kemi pasur të ia japim Prokurorisë tonë, ua dhamë atyre”, ka thënë Klinaku.

4 mijë dosjet të cilat ende nuk dihet kush i mori nga selia e OVL’së, kanë arritur aty mëngjesin e së hënës.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’së, Hysni Gucati, ka thënë të hënën për Express se në dosjet që kanë arritur në seli, ka edhe emra të dëshmitarëve të Speciales.

Ai ka deklaruar se këto dosje kanë dalë nga Gjykata Speciale.

“Është material i Gjykatës Speciale që ka dalë prej tyre, dikush e ka pru në organizatë. Ka emra të dëshmitarëve. Janë nënshkrime të prokurorëve të huaj dhe atyre serbë që kanë bashkëpunuar me Specialen”, tha Gucati.

Gucati ka treguar edhe për letrën që gjendej brenda pakos.

“Në pako ishte një letër në të cilën shkruante se gjatë ditëve në vijim do t’i sjellin edhe 7 mijë dosje të tilla”, ka deklaruar Gucati.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit