-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Dolën paratë e TRUST-it, radhë të gjata për të tërhequr paratë

Rekomandime

Pas njoftimit të TRUST-it që pagesat do të ekzekutohen sot pasdite për të gjithë qytetarët që kanë aplikuar me datën 11 nëntor, shumicës së qytetarëve u janë dalë paratë në llogaritë e tyre personale.

- Advertisement -

Ndërkohë që sot në mbrëmje janë krijuar radhë të gjata të qytetarëve para bankomatëve, të cilët janë duke i tërhequr paratë e tyre.

TRUST-i ka bërë të ditur se ekzekutimi i pagesave për aplikimet e realizuara më datë 11 dhjetor 2020, do të dalin sot.

“Pas dërgimit të mjeteve në banka, presim që pagesat të dalin në llogari të përfituesve brenda 24 orëve. Për informim, më 11 dhjetor kanë aplikuar 219,729 kontribuues dhe për ta do të shpaguhen rreth 112.2 milionë euro”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë që nesër, më 22 dhjetor, do të ekzekutohen pagesat për aplikimet e realizuara prej 12 deri 17 dhjetor 2020. Edhe ato presim të dalin në llogari brenda 24 orëve të tjera. Këtu përfitues janë 137,543 kontribuues me rreth 58.3 milionë euro.

- Advertisement -

Shuma totale e aplikimeve në 7-ditëshin e parë, prej 170.5 milionë euro, është e përbërë nga: kontributet në masën 137.7 milionë euro dhe fitimet nga investimet në vlerë 32.8 milionë euro.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit