4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Doli pozitiv me Covid-19, neurokirurgu kosovar thotë se e tejkaloi pa e ditur se ishte infektuar

Rekomandime

Neurokirurgu kosovar, Muhamed Rama i cili vepron në Baden- Wurttemberg të Gjermanisë, ka treguar se kishte rezultuar pozitiv me koronavirusin.

Por ai ka zbuluar se këtë infeksion e mori që nga muaji shkurt por e ka tejkaluar këtë fazë pa e kuptuar fare, dhe së fundi e mësoi se kishte qenë pozitiv.

- Advertisement -

”Të hënen bëmë i gjithë stafi analizat e gjakut”.

”Kjo për të verifikuar nëse ndonjëri prej nesh ka qenë i infektuar me Covid-19”.

”Nga analizat rezulton se unë kam qenë i infektuar dhe se titri i antitrupave në gjakun tim është i lartë”, është shprehur ai.

- Advertisement -

Ai thotë se nga kolegët e tij të stafit mjekësor të klinikës neurologjike në Sigmaringen, është i vetmi që ka dalur me këtë rezultat.

”Unë jam i vetmi nga stafi mjekëve me këtë rezultat. Kolegët janë mjaft të befasuar me këtë rast sepse jam i vetmi nga 15 të tjerë. Do kishin dëshirë edhe ata të ishin me titër të lartë”.

- Advertisement -

Këtë ai e ka dëshmuar edhe me një dokument laboratorik të publikuar.

Neurokirurgu nga Rahoveci por që vepron në Gjermani, ka treguar edhe disa nga simptomat të cilat ai i ka pasur gjatë asaj kohe.

”Pas analizave unë e kuptova që veç kam qenë i infektuar me këtë virus”.

”Dy ditë kam pasur djegësim dhe grithje në fyt. Është shfaqur një ngjizje e zërit dhe një temperaturë e lehtë. Kisha ndjesinë e humbjes së shijes. Simptomat dita e ditës shtoheshin ngadalë por u ndjeva mirë ndonëse kisha temperatur të ngritur”, ka thënë ai për Klan Kosova.

”Ajo çfarë tek unë ndjeja ishte një djersitje jo zakonshme gjatë natës, por më pas ngeli tek unë një kollë e thatë, shumë therrëse. Mund të them që një kollë e rrallë ende shfaqet tek unë por që simptomat janë larguar”.

Rama thekson që nuk e di se si është infektuar me koronavirus.

”Rezultati për mua është befasues pasi nuk e di se kur kam qenë i infektuar edhe pse gjatë shkurtit të 5 anëtarët e familjes kishim shenja të një gripi. Në atë kohë Gjermania ende nuk kishte marrë masa kundër Covid-19”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit