-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Donald Trump dhe gruaja e tij rezultojnë pozitivë me COVID-19, kjo është gjendja shëndetësore e tyre

Rekomandime

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe gruaja e tij, Melania Trump, kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Kjo u bë e ditur nga vetë Trumpi përmes një “cicërime” në Twitter. Ai nuk ka folur për gjendjen e tij shëndetësore.

- Advertisement -

Sonte, unë dhe Zonja e Parë kemi dalë pozitivë me COVID-19 [v.j. sëmundjen që e shkakton koronavirusi].

Do të nisim karantinën dhe procesin e shërimit menjëherë. Do t’ia dalim bashkë”, shkroi Trump në Twitter, në orët e para të së premtes, sipas kohës lokale.

- Advertisement -

E gjendja shëndetësore e presidentit sipas mjekut personal të tij raportohet të jetë stabile.

Detaje ka dhënë mjeku i presidentit, Sean Conley.

- Advertisement -

Presidenti dhe Zonja e Parë janë të dy mirë në këtë kohë, dhe ata planifikojnë të qëndrojnë në shtëpi brenda Shtëpisë së Bardhë gjatë rikuperimit të tyre,” shkroi Conley.

Sonte, Melania dhe unë testuam pozitiv për COVID-19. Ne do të fillojmë procesin e karantinës dhe rikuperimit menjëherë. Do ta kalojmë këtë bashkë!” , shkruan Trump.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit