1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Donfried e Escobar në Beograd, çfarë thotë Hill për takimet me zyrtarët serbë?

Rekomandime

Ambasadori amerikan Christopher Hill ka folur për takimet e zhvilluara mes ndihmëssekretares amerikane të Shtetit për Çështje Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, e cila u shoqërua nga i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me udhëheqësit serbë gjatë vizitës vizitës së tyre në Beograd.

I pyetur nga Tanjug nëse bisedimet kishin plotësuar pritjet e tyre, ai tha: “Ne jemi shumë të kënaqur me takimet e tyre dje”.

- Advertisement -

“Takimet e mëparshme dhe ato të ardhshme janë pjesë e një përpjekjeje të përbashkët për të thelluar dhe zgjeruar marrëdhëniet tona”, tha Hill, i cili ishte gjithashtu prezent në bisedat mes amerikanëve dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, si dhe kryeministres Ana Bërnabiq.

Donfried, e shoqëruar nga Escobar, në vizitën e saj në Prishtinë dha mesazhin e qartë se status-quoja është e paqëndrueshme.

Përveç se në Prishtinë dhe Beograd, ajo qëndroi në vizitë edhe në Sarajevë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit