Anëtarja e LDK-së, Donika Gërvalla ka lëshuar akuza të reja në drejtim të kreu të partisë, Isa Mustafa.
Gërvalla ka thënë se mendësia e Isa Mustafës e mban klanin e PDK’së brenda LDK-së.“Kushtetuta thotë: “Sovraniteti i Republikës së Kosovës buron nga populli, i takon popullit dhe ushtrohet, në pajtim me Kushtetutën, nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur.Isa Mustafa thotë:
“Qytetari s’vendos se kush do ta qeveris vendin, vota vendos për deputetë. Në zgjedhjet e përgjithshme s’vendoset për qeveri, por për Kuvend.” Mendësi “akademiku”, jo mahi.
Kjo mendësi e mban peng “Lidhjen” dhe nëse nuk rezistojnë nëndegët dhe degët e LDK-së, atëherë klani PDK brenda “Lidhjes” nuk ka për ta lēshuar deri sa të pushojë së ekzistuari”, ka shkruar Gërvalla.
Ajo ka thënë se sjelljet e Isa Mustafës tregojnë që nuk e sheh votën e qytetarit si detyrim dhe manipulon sa herë t’ia kërkojë Presidenti Thaçi.
“Problemi në fakt është që këtu nuk ka asgjë të re.
Sjelljet e Isa Mustafës kanë treguar me kohë që ai pikërisht kështu mendon dhe që votën e qytetarit nuk e sheh si detyrim dhe prandaj pa hezitimin më të vogël e manipulon dhe tjetërson sa herë t’i teket dhe sa herë t’ia kërkojë Thaçi”, ka shkruar ajo në Facebook.