2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Donika Gërvalla e bën fajtore opozitën pse Qeveria nuk i pati votat sonte, thotë se s’heqin dorë nga ligji

Rekomandime

Shefja e diplomacisë, Donika Gërvalla, premton se shumë shpejt do të votohet ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në vend. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ajo ka fajësuar opozitën që nuk lejoi sonte një gjë të tillë.

- Advertisement -

Thotë se gjithçka po bëhet pasi ‘mërgata është thesari ynë i çmuar”.

“Opozita ishte shumë unike në bllokimin e kësaj mundësie. Arsyet i dijnë vetëm ata”, shkroi ajo në Facebook.

Reagimi i plotë i Donika Gërvallës

- Advertisement -

Provuam ta procedojmë në procedurë të përshpejtuar mundësinë që mërgata të votojë në ambasada dhe konsullata, por sonte nuk patëm sukses.

Opozita ishte shumë unike në bllokimin e kësaj mundësie. Arsyet i dijnë vetëm ata.

- Advertisement -

Ne nuk tërhiqemi nga ky ligj. Në fund të fundit, edhe në procedurë të rregullt do të votohet dhe atë shumë shpejt. Premtimin tonë do ta mbajmë.

Mërgata jonë është thesari ynë më i çmuar dhe ne asnjë herë nuk do të heqim dorë prej saj, ashtu si ajo nuk heq dorë nga Kosova.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit