1.1 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Donika Kadaj e Aida Dërguti gjobiten për hedhjen e gazit lotsjellës

Rekomandime

Donika Kadaj-Bujupi dhe Aida Dërguti kanë marrë dënimin nga gjykata për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend në vitin 2015.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se deputetja e AAK-së dhe ish-deputetja e Vetëvendosjes janë gjobitur me nga 200 euro .

- Advertisement -

Me të njëjtën akuzë janë të ngarkuar edhe dhjetëra deputetë të tjerë që ishin të arrestuar për hedhjen e gazit në Kuvend dhe ata pritet që së shpejti të dalin para Gjykatës.

Aida Dërguti aktualisht nuk është pjesë e skenës politike pas dorëheqjes së ofruar kohë më parë, ndërsa Donika Kadaj-Bujupi është deputete e AAK-së ani pse dje ka votuar kundër Qeverisë së Hotit, pjesë e së cilës është edhe partia e saj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit