1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Dorëheqjet në parti, anëtari i LDK-së ka një kërkesë për strukturat

Rekomandime

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdi Pireva në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, thotë se reformat në LDK mund t’i bëjnë njerëzit e rritur me sukseset dhe dobësitë e saj.

Ai thotë edhe se LDK-ja duhet t’i nënshtrohet rregullave të sistemit demokratik, konkurrues zgjedhor si dhe punës së grupeve punuese profesionale.

- Advertisement -

Reformat në LDK mund t’i bëjnë njerëzit e rritur me sukseset dhe dobësitë e saj, dhe ajo nuk mund të reformohet kurrë nga mediat e kontrolluara, apo nga ata që kanë ardhë në LDK përmes konjukturave politike dhe fondacioneve të dyshimta! LDK-ja duhet t’i nënshtrohet rregullave të sistemit demokratik, konkurrues zgjedhor, si dhe punës së grupeve punuese profesionale”, ka shkruar Pireva.

Një ditë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, Isa Mustafa dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të LDK-së.

Me këtë rast Pireva thotë se LDK-ja ka njerëzit e saj autentik, patriotë e njerëz të mençur që dinë dhe duan të kontribuojnë në rikthimin e saj në pozitën që kishte dikur LDK në skenën politike.

- Advertisement -

“LDK-ja ka njerëzit e saj autentik, patriotë, intelektualë dhe të mençur që dinë dhe duan me kontribuuar në rikthimin e saj në pozitën që kishte dikur në skenën politike të Kosovës”, ka shkruar Pireva.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit