Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se nuk është çudi nëse ish-partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje i fiton zgjedhjet me 50 për qind të votave.
“Nuk është diçka e jashtëzakonshme nëse VV-ja i fiton zgjedhjet me 50%”, është shprehur Molliqaj.
Molliqaj është shprehur se qeveria e ardhshme do të formohet shumë shpejt.
“Do të jetë që qeveria që do të funksionalizimet më së shpejti, por edhe më e rrezikshmja. Sepse ndaj bindjen e thellë se ata që i nënshtrohen idesë politike që presin se si do të qeverisë dikush për t’ia bërë kritikën. Është çështje e botëkuptimeve. Ne e marrim si krahasim edhe në komunikatë që e kemi lëshuar se nuk duhet të pritet 89-ta që të shihet modeli i dështuar bolshevik. Për ne si PSD nuk duhet të pritet rezultati i zgjedhjeve për ta parë çfarë qeverie do të kemi”, tha Molliqaj, për T7.