7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

‘Dorëzohet’ Labi, heq dorë nga dasmat: Nuk merrem më me këtë çështje

Rekomandime

Lëvizja Vetëvendosje, ka paralajmëruar protestë nesër në Prishtinë edhe pse rastet me koronavirus ende janë të pranishme në vendin tonë.Kjo protestë vijon në prag të shpalljes së vendimit nga Gjykata Kushtetuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi, për mandatarin për formimin e qeverisë, shkruan portali GazetaBlic.

- Advertisement -

Ideja për mbajtjen e protestës ka shkaktuar polemika të këngëtarët, disa prej tyre kanë data të caktuara për mbajtjen e ahengjve për këtë vit por Ministria e Shëndetësisë i ka anuluar. Për GazetaBlic, zëdhënësi i Minisrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti tha se vendimi përfundimtar do të merret me 1 qershor pas hyrjes së masave të reja për mbrojtje ndaj virusit korona.

Por, nëse protesta iu lejohet nesër cili do të jetë hapi që artistët e estradës do të marrin? GazetaBlic ka kontaktuar me këngëtarin, Labinot Tahirin për ta pyetur lidhur me këtë pasi që ai kishte bërë një reagim të ashpër për mos anulimin e dasmave.‘Labi, Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se nesër do të mbajë protestë cili është hapi që do të merrni’?, ‘Nuk merrem më me këtë çeshtje’, tha këngëtari

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit