1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Dorëzohet Serbia, tash i lut serbët e Kosovës që të votojnë përmes postes

Rekomandime

Derisa një natë më pare tentuan që të fusin material zgjedhor në territorin e Kosovës, por u ndaluan nga autoritetet kosovare, sot shteti serb ka pranuar një formë dorëzimi.

Insajderi merr vesh që serbeve kosovarë, në veçanti atyre që jetojnë në pjesën veriore të vendit kanë filluar që të iu vijnë mesazhe telefonike (SMS). Në këto mesazhe u kërkohet që tash të votojnë përmes postes.

- Advertisement -

Të premten, më 14 janar, zyrtarë të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, thëna se me keqardhje kanë pranuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos e lejuar OSBE-në që të grumbullojë votat në Kosovë për referendumin në Serbi. Ata i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje dhe procese zgjedhore në përputhje me këtë praktikë të vendosur.

Udhëheqësit e Presidencës, Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës u kanë bërë thirrje vendeve të Quint-it që në raport me Kosovën të aplikohen standarde të njëjta sikurse me çdo shtet tjetër, marrë parasysh se pavarësia e saj është njohur nga shumë vende demokratike në botë.

Kurse, sot deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar një rezolutë që shpreh kundërshtimin që në Kosovë të mbahen votime për një referendum të shtetit të Serbisë për ndryshime kushtetuese./Insajderi.org

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit