1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Dorëzohet Vuçiq: S’mund ta ndalim anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, por ua tregojmë vendin në Unecso e Interpol

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, thotë se Prishtina ka filluar lobimin për njohje dhe për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, derisa paralajmëron se disa vende do të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke nënkuptuar kështu se edhe Serbia do të vazhdojë fushatën e saj për tërheqjet e njohjes ndaj Kosovës.

- Advertisement -

Ai ka deklaruar se Prishtina e ka një pozitë të favorshme në Këshillin e Evropës dhe se do të vazhdojë punën për t’u bërë anëtare e këtij këshilli, pasi ka marrë mbështetje të madhe nga vendet evropiane.

Vuçiq bën të ditur se Kosova do të përpiqet të anëtarësohet në INTERPOL dhe UNESCO.

“Në INTERPOL dhe UNESCO, ne do t’i mundim ata. Në Këshillin e Evropës është shumë e vështirë për ne. Por, kandidimi i tyre i parë zyrtar do të na hapë hapësirë ëdhe më pas ne do t’u tregojmë atyre se ne nuk mund të rrimë duarkryq dhe se mund të veprojmë me përgjegjësi dhe me reciprocitet”, është shprehur ai në ‘Tv Prva’, shkruan ‘Kossev’.“Do t’u tregojmë atyre se si mbrohet rendi i OKB -së, rendi ligjor në botë dhe si dimë të Iuftojmë për njerëzit dhe vendin tonë”, shtoi Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit