1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Dosja e zbutur për të fortët e PDK-së dhe Infrakos Adelina Ahmeti

Rekomandime

Një skemë e dyshimtë është përdorur për të llogaritur dëmin që uzurpimet e dëmtime nga uzurpatorët i kanë shkaktuar Infrakosit në hekurudhën në hyrje të Prizrenit.

- Advertisement -

Në fund të 2019 Prokuroria e Prizrenit kishte ngritur aktakuzë për shtatë zyrtarë përfshirë edhe drejtorin e Infrakosit disa muaj më vonë Drejtësia në Kosovë zbuloj se dëmet financiare ndaj kompanisë janë zvogëluar për t’ua ulur kështu edhe përgjegjësinë pushtetarëve të akuzuar.

Një hulumtim i Drejtësia në Kosovë ka zbardhur se kompania kishte shkruar një emaill ku dëmin e vlerësonte vetëm 100 mijë euro ndërsa procesi se si u arrit kjo shifër është mjaft i dyshimtë.Sadik Paqarizi ish- Drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Prizren, akuzohet se në periudhën kohore 2012-2014 ka shfrytëzuar detyrën zyrtare për qëllim të përfitimit për vetë ose dikënd tjetër në mënyrë të kundërligjshme duke lëshuar leje ndërtimi për tre persona.

Njëjtë akuzohen edhe dy ish- drejtorët e tjerë pasues të Paqarizit, Nijazi Kryeziu gjatë periudhave 2014-2016 dhe Visar Islamaj 2016-2017.Edhe këta ish- drejtorë të Urbanizmit në Komunën e Prizrenit në kohën kur qeveriste Partia Demokratike e Kosovës, kishin lëshuar lejet e ndërtimit për disa pronarë të disa kompanive të cilët i shkaktuar dëm “Infrakos” në linjën hekurudhore por edhe në pronën e tij.Në aktakuzë bën pjesë edhe ish- Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prizrenit, Bujar Nerjovaj në kohën kur PDK qeveriste së bashku me AAK-në. Edhe Nerjovaj akuzohet se për shkak të tejkalimit te kompetencave për shkak se i njëjti e dinte për mbindërtimet dhe uzurpim në atë atë pjesë të qytetit të Prizrenit ku u dëmtuan hekurudhat e qytetit.Inspektori Bashkim Krasniqi akuzohet nga prokuroria për shkak se i njëjti e dinte se në një rast ku një ndërtesë kishte tejkaluar ndërtimin dhe i njëjti kishte lejuar që të ndërtohet edhe kati i shtatë në një ndërtesë ku e lejuar ishte deri në katin e gjashtë. Gjithashtu në aktakuzë thuhet edhe se inspektori Krasniqi i cili edhe sot është i suspenduar ka qenë i njoftuar për uzurpimin që të cilën pronari i ndërtesës kishte bërë mbi pronën e “Infrakos”.

- Advertisement -

Pjesë e aktakuzës është edhe Kryeshefi i “Infrakos” Agron Thaqi. Ndaj të njëjtit rëndojnë akuzat se për shkak të përfitimit të dobisë pasurore për vetë apo për dikë tjetër i ka shkaktuar dëm ndërmarrjes që drejton, pasi që i njëjti nuk kishte përmbushur detyrën që kishte edhe pse ka qenë i ngarkuar për mbikëqyrjen dhe menaxhimin e pronave të hekurudhës, duke neglizhuar obligimet dhe detyrat e tij.Në fund të aktakuzës renditet Naim Avdyli ani pse edhe i njëjti sipas prokurorisë akuzohet për dëmin e njëjtë me gjashtë të tjerët.

Avdyli sipas prokurorisë në cilësi të menaxherit të patundshmërive dhe bashkpunëtor profesional në “Infrakos”, nuk ka përmbushur detyrat e tij të përcaktuara për mbikëqyrjen dhe menaxhimin e pronave të hekurudhës, në këtë pozitë i ngarkuar në nëntor të vitit 2012.Hulumtimi i “Drejtësia në Kosovë”Pas ngritjes së aktakuzës nga ana e Prokurorisë Themelore në Prizren, ku ndaj shtatë personave me pozita të ndryshme dhe në kohë të ndryshme rëndonte akuza e cila cilësohej se i ishte shkaktuar dëm Ndërmarrjes Publike “Infrakos” një shumë prej 104 mijë e 674 euro doli të jetë minimizim i dëmit.Prokuroria Themelore në Prizren më saktësisht prokurori i rastit, Genc Nixha kishte marrë shumën e dëmit të përgjithshëm vetëm me anë të një emaili i cili i kishte shkuar nga ana e Zyrës Ligjore të N. P. “Infrakos”.Prokurori Nixha pranoi se nga “Infrakos” kishte kërkuar shumën e dëmit duke mos e ditur se për këtë shumë ishte bërë një vlerësim i detajuar nga ana e Drejtorisë së Mirëmbajtjes së “Infrakos”.Ndërmarrja Publike “Infrakos” ka për mision operimin në rrjetin hekurudhor të Kosovës, të rris dhe mirëmbajë vijat hekurudhore.

- Advertisement -

Gjatë hulumtimit të dëmtimit të hekurudhave në zonën e Prizrenit, më saktësisht linjën hekurudhore Klinë- Prizren, vërehet vizualisht se shinat nëpër të cilat kalon një tren janë të papërdorshme gjatë githë vijës hekurudhore.Drejtori i Mirëmbajtjes në “Infrakos”, Nexhmi Rama në një intervistë kishte treguar se më 29 nëntor kishte marrë një kërkesë nga ana e Zyrës Ligjore të po kësaj ndërmarrjeje se për shkak të kompletimit të lëndës së dëmtimit të infrastrukturës hekurudhore të “Infrakos” në Komunën e Prizrenit të i jepte shumën apo koston financiare të riparimit të linjës hekurudhore Prizren- Rahovec.“Po, vlerësimi është lyp është kërkuar nga ana e Zyrës Ligjore të bëhet vlerësimi i dëmit dhe rehabilitimit të linjës sepse e kishte kërkuar prokurori për të ngirtur një padi në Komunën e Prizrenit. Nuk e kam kuptuar mirë këtë kërkesë të zyrës ligjore por unë kam hyrë dhe kam nxjerrë vlerësimet e bëra të dëmtuara nga pala e tretë në Komunën e Prizrenit nga kilometri i 3 deri në Prizren ku figurojnë 15 kilometra hekurudhë në Komunën e Prizrenit”, ka treguar Rama.Ai shton se sipas vlerësimit janë gjithsej 248 metra shina të dëmtuara.“Të dëmtuara kanë dalë nga vlerësimi ynë 248 metra, shina, material i imtë, traversa dhe balas. Në këtë vlerë të dëmit janë specifikuar e gjithë mungesa e dëmit dhe është kalkuar fuqia punëtore për të rikthyer në gjendjen e mëparshme”, shton ai.Tutje Rama shton edhe se si ka arritur që të dalë me një vlerësim të tillë.“Ne kemi kontrollë fizike çdo të dytën ditë që vëzhgohet krejt ajo pjesë dhe për çdo dëm që lajmërohet në linjë hekurudhore i njëjti lajmëron edhe hekurudhën edhe policinë”, tha ai.

Madje ai pranoi se nuk e ka inspektuar pjesën e dëmtuar të linjës hekurudhore por informatat i kishte marrë nga punëtorët e mirëmbajtjes.Vlerësimi i detajuar në të cilën thuhej se janë të dëmtuara vetëm 248 metra nga gjithsej 15 kilometra hekurudhë sa tha Rama, nuk i kishte shkuar në dorë asnjëherë prokurorit i cili po heton rastin.Genc Nixha madje tha se i vjen keq që vlerësimi nuk i është dërguar nga ana e “Infrakos”.“Unë sot nga ju po e shoh këtë dokument respektivisht mund të them që në seancën e parë nuk ka ekzistuar ky dokument dhe zyrtarisht nuk e kam pranuar”, tha Nixha.Ai shton se “Infrakos” është e obliguar të paraqes këtë dokument.“Me siguri ata janë edhe të obliguar që të na dërgojnë këtë dokument përmes gjykatës dhe me siguri kur ta pranoj të detajizuar e kam të drejtën që të jap mendimin dhe të kërkoj nëse duhet ndonjë ekspertizë të re”, shtoi ai.Hulumtimi i cili u transmetua të premten e javës së kaluar zbardhi se si dëmi ndaj linjës hekurudhore ishte llogaritur vetëm për shinat e binarët e vjedhur ndërsa dëmet milionëshe në uzurpim dhe dëmtim të hekurudhës i ishin fshehur prokurorisë gjë që të akuzuarve do të u lehtësonte dënimin në fund.Uzurpimi i pronës së “Infrakos”, mbulimi me zhavor, beton e kubëza nuk janë të përfshira në dosjen e prokurorisë ani pse ky dëm mund të i kushtoj ndërmarrjes miliona.

Se nga gjithë ajo linjë hekurudhore janë dëmtuar vetëm 243 metra, habi shfaqi edhe një ish- punëtor i “Infrakos” i cili shpjegoi se vetëm në afërsi të stacionit të trenit ku shpjegoi se është ndërtuar një rreth-rrotullim ka dëme mbi 200 mijë euro.“Kjo a e din çka mundet me kanë (dokumenti i “Infrakos”) që janë vjedhur dhe janë lajmëruar në polici mund të jenë këto dëmë (të shënuara në dokument). Unë e kam dërguar dëmin unë s[jam ekspert. Çfarë 200 metra, kejt ren deri në Krushë të Vogël edhe binarë janë dëmtuar e kanë marrë jo vetëm elemente për këtë punë. Veç qatje (në afërsi të stacionit të trenit) me shku mbi 200 mijë euro ka dëme”, tha punëtori.Fakti se një drejtor i një ndërmarrjeje publike “Infrakos” e ka bërë një vlerësim të një dëmi ndaj hekurudhës ku i akuzuar është edhe drejtori i “Infrakos”, e ka cilësuar tendencioze edhe njëri nga avokatet e të akuzuarve.Blerim Mazreku i cili mbron ish- drejtorin e Inspeksionit, Bujar Nerjovaj, ka thënë se duhet një epskertizë e re por jo nga “Infrakos” që të cilësoj se cili është dëmi real i shkaktuar ndaj kësaj ndërmarrjeje.

“Fillimish kjo eskpertizë nuk i plotëson kushtet e të konsiderohet si ekspertizë sepse Kodi i Procedurës Penal e thotë qartë se kush e bën ekspertizën cilat praktike përdoren pastaj a ka raste të ngjashme për përcaktimin e vlerës së dëmit dhe fillimisht duhet të ketë një përshkrim se për çka përbëhet kjo ekspertizë. Kjo ma shumë është çmimore se ekspertizë”, thotë ai.“Me vetë faktin që është bërë nga ana e drejtorit të Infrakos tregon që kjo ekspertizë konsiderohet tendencioze”, tha ai.Drejtori i tanishëm i Inspeksionit në Komunën e Prizrenit, Islam Thaqi ka treguar se mbi 80 e hekurudhës është e dëmtuar.“Së pari unë, ne nuk jemi lëshuar në atë se sa është dëmi por ajo që shihet vizualisht është pjesa e trasesë nga nënkalimi që kalon në autostradë deri të stacioni i nisjes mbi 80 përqind mungojnë binarët, mos të flas pastaj që ka dëmtim të nivelit të binarëve, përpos që janë shkulur edhe është bërë disnivel në shumicën e kësaj traseje, por ne nuk jemi lëshuar në këtë pjesë sepse Infrakos është dashtë vet me bo vlerësimin e saj dhe dyshoj se, se kanë bërë kurrë vlerësimin se sa është dëmi që është shkaktuar”, thotë drejtori Thaqi.Kryeshefi i “InfraKos”, Agron Thaçi, ka shpjeguar se si është bërë vlerësimi.

“Kërkesa e prokurorit përmes zyrtarit ligjor të ndërmarrjes ka qenë që të llogaritet vlera e dëmeve fizike të shkaktuara në segmentin hekurudhor K. K. Prizren. Pra, linja nuk është përdorur asnjëherë për nevoja të tranpsortit, pas luftës, meqënëse nuk kishte pasur asnjë kërkesë (këto janë informata nga stafi teknik dhe operativ). Si rrjedhojë e mos përdorimit, linja ka qenë cak i uzurpimeve dhe vjedhjeve. Për këto veprime vazhdimisht Hekurudha ka kërkuar me shkrim marrjen e masave, nga Komuna dhe Drejtoritë përkatëse, Stacioni Policor në Prizren, por nuk kemi hasur në mbështetje”, ka thënë Thaçi për KALLXO.com.Ai nuk ka pranuar të ketë ndikuar në vlerësim, ani pse është i akuzuar, vlerësim ky nga ana e Drejtorit të Mirëmbajtjes, i cili mund të amnistoj Thaqin me një dënim më të lehtë për shkak të vlerësimit jo real nga ajo çka shihet vizualisht.“Jo, cila do të kishte qenë arsyeja e ndikimit në këtë vlerësim. Unë nuk kam qenë Kryeshef nga viti 2004, kur ka filluar dëmtimi. Në cilësi të kryeshefit nga viti 2012, menjëherë kam ndërmarrë veprimet ligjore sipas ligjit dhe kam arritur ta fitoj kontestin me gjykatë, ta ndal dëmtimin dhe përfundimisht kam arritur ta ruaj linjën për qendër të qytetit, ku me Plan Zhvillimor Urban të vitit 2004 miratuar në K.K.

Prizren ishte paraparë të dislokohet nga qendra dhe të devijohet në Landovicë. Po ashtu, edhe me Plan rregullues Urban dhe Komunal ishte vendosur e njëjta gjë, dislokimi. Tani, pasi e kemi fituar rastin në gjykatë në vitin 2017, linja hekurudhore përfundimisht ka mbetur në pozitën që ka aktualisht. Dhe ky është rezultati i ndërmarrjes “InfraKos”. Akuzat, pastaj janë me motivacione nga më të ndryshmet dhe besoj ta kuptoni”, shtoi ai.Prokurori i rastit Genc Nixha, ka thënë se ka qenë e pamundur që ndaj të gjithë të akuzuarve të caktohet vlera e saktë se çfarë dëmi i është shkaktuar Ndërmarrjes Publike “Infrakos”.“Ne nuk kemi mundur që në bazë të vlerës që na ka dhënë përfaqësuesi i palës së dëmtuar të specifikojmë secilin prej të gjithë të akuzuarve se sa është vlera e dëmit. Në fund të fundit vlera e demit është e tillë andaj edhe me ndonjë ekspertizë pas pranimit të dokumentit që do të na dërgojnë dhe quditërisht unë më vie shumë keq që Infrakos nuk ka bërë deri parangritjes së aktakuzës një gjë të tillë. Përvet faktin që kemi të bëjmë me një ligj, për të cilin mund të prononcohet vetëm qeveria atëherë kjo është çështje serioz sa i përket përcaktimit të dëmit. Unë dëmin e kam caktuar në bazë të deklaratës së palës së dëmtuar.

Nëse e shoh që ajo ka qenë jo reale jo e vërtetë atëherë do të kërkojmë ekspertizë”, shtoi ai.Në aktakuzë Prokuroria thotë se do ata shfrytëzojë të drejtën dhe e ruan diskrecionin që të propozojë prova ët mëtejshme siç do të konsiderohet e nevojshme gjatë tërë shqyrtimit kryesor.Kodi i Procedurës Penale parasheh që gjatë fazës së hetimit, (Neni 149) Mundësia hetuese e veçantë prokurori i shtetit mund të kërkojë nga gjyqtari i procedurës paraprake të merr dëshmi nga dëshmitari ose të kërkojë ekspertizë me qëllim të ruajtjes së provës kur ekziston një mundësi e veçantë për marrjen e provës së rëndësishme ose kur ka rrezik të konsiderueshëm se kjo provë nuk do të mund të merrej gjatë shqyrtimit gjyqësor.Pra në rastin konkret Prokuroria nuk e ka shfrytëzuar as këtë mundësi hetuese të veçantë që të siguroi një ekspertizë për dëmin e shkaktuar hekurudhave të Infrakos.

Pas marrjes së e-mailt nga INFRAKOS – Prokurori i shtetit në pajtim me Kodin e Procedurës Penale, ka pasur mundësinë që të merr Vendim dhe të angazhojë një eksperte të fushës për të përpiluar një ekspertizë që di të përfshinte shkallën e dëmit të shkaktuar me vepre penale nga të akuzuarit.Neni 137 Vendimi për angazhimin e ekspertitPara angazhimit të ekspertit, prokurori i shtetit nxjerr vendim në të cilin:1.1. i paraqet ekspertit pyetje specifike në të shkruar apo një sërë pyetjesh që janë të rëndësishme për fajësinë ose pafajësinë e të pandehurit ose shkallën e dëmit të shkaktuar me vepër penale;1.2. e përcakton emrin e ekspertit dhe paraqet bazën për ekspertimin e specializuar të ekspertit, përfshirë shkollimin e tij, përvojën dhe shërbimin e mëparshëm si ekspert i gjykatës; dhe1.3. i siguron ekspertit qasje në provat e duhura për ekspertimin e specializuar apo teknike.Ndërsa për përdorimin e ekspertizës nga prokurori i shtetit, duhet të jetë në pyetje fajësia ose pafajësia e të pandehurve ose shkalla e dëmit të shkaktuar me vepre penale.Në rastin konkret Prokuroria edhe pse ka konsideruar se të akuzuarit me veprimet e tyre kanë shkaktuar degradimin e pronës si dhe Infrastrukturën e hekurudhës në Komunën e Prizrenit si dhe kanë bërë të papërdorshme duke i shkaktuar kësaj kompanie dëme materiale, nuk ka ndërmarrë veprime për të angazhuar ekspertë të fushës për të bërë vlerësimin e dëmit në proporcion me veprimet dhe fajësinë e të akuzuarve.Kodi i Procedurës Penale thotë se eksperti nuk shpreh ne raport mendimin e tij lidhur me fajësinë apo pafajësinë e të pandehurit, por vetëm duhet të hartojë raport, në të cilin përmblidhen metodat e përdorura të analizës dhe përfundimet.

Përshkrimi i ekspertizës, përfshirë fotografitë relevante, vizatimet, tabelat përmbledhëse, radioskopinë, imazhet, rezultatet laboratorike ose të dhënat tjera shkencore apo teknike që janë të rëndësishme, që në rastin konkret nuk ka pasur një vlerësim të detajuar por me email dhe në formë të përgjithshme me një dëm të përgjithshëm.Edhe të akuzuarit mund të kërkojë nga prokurori i shtetit që të paraqes kërkesë për ekspertizë që është relevante për mbrojtjen e tyre.

I akuzuari mund të merr dhe të paguajë vetë për ekspertizë.Në raste të caktuara kur gjatë gjykimit dalin dy ekspertiza të cilat kanë kundërthënie në mes vete, në qoftë se të dhënat në konstatimin e ekspertëve ndryshojnë thelbësisht, ose kur konstatimet e tyre janë të paqarta, jo të plota apo në kontradiktë me vetveten ose me rrethanat e shqyrtuara, atëherë gjatë zhvillimit zë gjykimit palët (prokurori ose të akuzuarit) por edhe gjykata sipas detyrës zyrtare mund të kërkojë përpilimin e një ekspertize të tretë-superekspertize për ti mënjanuar të gjitha dallimet dhe për të arritur në një përfundim të saktë.Edhe gjatë procedurës gjyqësore, respektivisht gjatë procedurës së provave, Prokuroria mund të propozojë që gjykata të angazhoj një ekspertë të fushës përkatëse i cili do të përpilojë ekspertizë për dëmin e shkaktuar.Në Nenin 329 të Kodit të Procedurës Penale thuhet se të gjithë palët, përfshirë edhe Prokurorinë mund të propozojnë shqyrtimin e fakteve të reja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit