1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Dosja Pika, “O ta pafsha hairin”, polici që për 20 minuta dyshohet se pranoi katër herë ryshfet

Rekomandime

Një prej zyrtarëve policorë që u arrestua të hënën nën dyshimet për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, dyshohet se kishte pranuar ryshfet katër herë në më pak se 20 minuta.

Sipas kësaj dosje, zyrtari policor me incialet A.H, ka pranuar ryshfet katër herë gjatë datës 30 dhjetor 2021.

- Advertisement -

A.H, ka qenë zyrtar policor në Drejtorinë Rajonale të Policisë Kufitare-Perëndimi me detyrë në Stacionin Policor për Mbikëqyrje të Kufirit Qafë Morinë.

Në orën 07:23, ai dyshohet se ka pranuar ryshfet nga një person që donte të kalonte disa thasë me gështenja. Në këtë rast, paratë i ishin futur në mes të dokumentave.

Pas tetë minutave, saktësisht në 07:31, ai dyshohet se ka pranuar sërish ryshfet për të mos ushtruar kontroll të rregullt lidhur me posedimin e testeve valide apo vaksinave anti-Covid.

- Advertisement -

Vetëm katër minuta më vonë, ai dyshohet se ka pranuar sërish ryshfet. Pasi i pranon dokumentet e një personi, i kthehet duke i thënë “ta pafsha hajrin” dhe i tërheq paratë nga dokumentet dhe i fut nën këmbë, për t’i vendosur më pas në xhepin e jashtëm të jaknes.

Në 07 e 37, A.H dyshohet se ka pranuar sërish ryshfet. Edhe këtë herë paratë ishin në mes të dokumenteve.

- Advertisement -

“Parat dyshohet se merren si ryshfet për të mos ushtruar kontroll të rregullt të dokumentacionit të pasagjerëve, duke përfshirë edhe posedimin e testeve valide apo vaksinave anti-Covid, si dhe lejimin e kalimit të mallrave (gështenjave) duke mos iu nënshtruar procedurave të rregullta doganore”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Ndryshe, veprat kryesore për të cilan janë arrestuar zyrtarët policorë dhe ata të doganës, është pranimi i ryshfetit dhe keqpërdorimi i pozitës së tyre zyrtare. Sipas akuzave, me marrjen e ryshfetit, policët e arrestuar kryesisht kanë lejuar kalimin e personave dhe kompanive pa paguar akcizën dhe detyrimet e tjera të parapara sipas ligjeve.

25 prej të arrestuarve kanë dalë dje para gjykatës, të cilëve u është vendosur masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

Inspektorati i Policisë së Kosovës ka njoftuar se aksioni “Pika” është përkrahur edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit