1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Drecunit i hyn frika në palcë: FSK po forcohet, ata po paraqesin rrezik për sigurinë e Serbisë

Rekomandime

Kryetari i të ashtuquajturit, komision parlamentar i Serbisë për Kosovën, Milovan Drecun ka shpalosur pak a shumë për çka është folur dje në takimin që Aleksandar Vuciq kishte me përfaqësuesit politik dhe institucional të serbëve nga Kosova.

Krahas kësaj, ai ka treguar çartë se ia ka frikën Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Thotë se ka frikë nga rritja e madhe e FSK-së dhe ndikimi që sipas tij po bën AKI-në veri të Kosovës.

- Advertisement -

Krejt këto ai i tha gjatë një emisioni sot në mëngjes, pak orë pas kësaj mbledhje.

“FSK i ka 93 hamerë, ata po paraqesin rrezik për sigurinë e Serbisë dhe serbëve në Kosovë, sepse po forcohen, po shtojnë numër te armatimit, po e forcojnë komponentën inteligjente dhe kapacitetin ushtarak. Ata me provokimin e incidenteve në Veri të Kosovës po duan ta provokojnë reagimin e anës tone qe do te mund te transformohet në incidente të renda:, ka thënë Drecun gjatë intervistën në televizionin serb.

E pos kësaj, shqetësim tjetër i tij ishte edhe ndikimi siç e quan ai agresiv i AKI-së drejtuar kundër veriut të Kosovës.

- Advertisement -

“Po ashtu, po na brengos një ndikim agresiv dhe i shtuar i AKI-së, kjo është njëfarë shërbimi sekret i tyre, i drejtuar kundër veriut të Kosovës , kanë tendencë ta formojnë një rrjet të bashkëpunëtorëve, të rekrutojnë disa serbë të Kosovës si bashkëpunëtorë” ka thënë ai

E pos kësaj, Drecun ka përhapur panik në këtë intervistë, duke pretenduar se në diasporën shqiptare po mblidhen të holla për financim të grupeve ekstreme shqiptare të cilat do të protestojnë kundër Gjykatës Speciale. “Këto protesta po mundohen t’i bëjnë edhe në jug të Serbisë qendrore, dhe në Kosovë, në mënyre që të provokojnë incidente me qellim te rrezikimit te serbeve te Kosovës”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit