2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Drejtori i agjencisë serbe të lajmeve “Beta”: U pranua pavarësia e Kosovës

Rekomandime

Dje në Bruksel, Serbia de facto pranoi që Kosova është e pavarur dhe se gjatë zbatimit dhe kohës do të zyrtarizohet në një moment me disa nënshkrime, ka deklaruar drejtori i agjencisë së lajmeve “Beta”, Radomir Dikliq.

Presidenti i Serbisë para nisjes për në Bruksel ka thënë se Serbia nuk do të kapitullojë dhe duke lexuar ballinat e disa mediave duket sikur Serbia ka fituar.

- Advertisement -

Dikliq thotë se kapitullimi ka ndodhur shumë kohë më parë.

“Të gjithë fituan dhe të gjithë humbën. Kapitullimi ka ndodhur me Marrëveshjen e Kumanovës. Kemi marrë një dokument që është bazë e mirë, me kusht që asnjë palë të mos tentojë ta mashtrojë me marifete të ndryshme, vonesa, duke krijuar një udhërrëfyes që është si rruga për në Hënë”, ka thënë drejtori i “Beta-s”.

Duke folur se kush fitoi në gjithë këtë çështje, ai ka pretenduar se nuk ka fitues dhe se për këtë më së miri ka thënë nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell – kjo nuk diskutohet më. Kjo është gozhduar. Ashtu është, pretendon Dikliq.

- Advertisement -

Ai ka thënë se pranimi i propozimit evropian është në të vërtetë pranim faktik se Kosova është e pavarur, e cila më vonë do të zyrtarizohet me ndonjë dokument ndërkombëtar.

“Për këtë arsye në preambulë shkruhet “pa hyrë në çështje të statusit”, për të thënë më vonë se statusi de facto po zgjidhet… Aty figuron se do t’ia njohim dokumentet njëri-tjetrit. Deri më tani janë ngritur barrikada për targa, nuk kemi mundur të bartim mallra për shkak të vulave doganore. Do të njihen pasaportat, diplomat, të gjitha dokumentet relevante të cilat i njeh një shtet”, shpjegon Dikliq dhe shton se kjo është e dobishme për qytetarët e Serbisë dhe serbët në Kosovë.

- Advertisement -

Kur bëhet fjalë për nenin që i referohet faktit se Serbia nuk do të pengojë hyrjen e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, Dikliq vëren se kjo i referohet kryesisht Kombeve të Bashkuara, përcjell Paparaci.

“Askush nuk do të jetë 100 për qind i kënaqur. Disi Kurti mund të jetë pak më i kënaqur që kjo nuk diskutohet më. Presidenti ynë tha se janë në pritje të aneksit me udhërrëfyesin. Udhërrëfyes do të thotë që kur shkruani në GPS ku doni të shkoni, do të shihni se ku po shkoni. Dhe shkohet në atë që një ditë kjo të përkthehet në një kontratë zyrtare, një dokument ndërkombëtar”, shpjegon Dikliq.

Kur bëhet fjalë për kërkesën e Serbisë për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Dikliq vëren se në nenin 7 shkruhet se duke përdorur përvojën evropiane, do të sigurohet për komunitetin serb që të jetë në gjendje të komunikojë me autoritetet e Kosovës në kontekstin e vetëqeverisjes, por jo që ata të shkruajnë Asociacionin.

Kurti do të duhet të pajtohet me Asociacionin, por se pyetja e vetme është nëse kjo do të jetë para apo si pjesë e negociatave të mëtejshme”. Sepse ata janë pajtuar se nuk do të ketë parakushte të mëparshme. Nëse insistojmë që së pari të formohet Asociacion, kjo është një parakusht”, ka thënë Dikliq.

Ai shpjegon se ajo që thuhet në nenin 7 do të thotë se serbët do të kenë lidhje të veçanta me Serbinë dhe një lidhje të drejtpërdrejtë me qeverinë e Kosovës, por se qeveria e tyre do të jetë në Prishtinë, jo në Beograd./Paparaci

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit