-2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Drejtori i BIA’s serbe qëndron pas sulmit të Konsullatës së Kosovës në Danimarkë

Rekomandime

Mëngjesin e së mërkurës është sulmuar Konsullata e Republikës së Kosovës në Kopenhagë, në Mbretërinë e Danimarkës si dhe është dëmtuar Stema e Shtetit të Kosovës nga banditët dhe huliganët serbë.

- Advertisement -

Burimet e RTV Dukagjini, mësojnë se sulmin e kanë kryer, tifozët huliganë të klubit “Crvena Zvezda”, ku ata janë urdhëruar nga shërbimet sekrete serbe –BIA.

Një natë më parë, klubi nga Beogradi kishte zhvilluar ndeshjen futbolliste në këtë qytetet me klubin vendas “Kobenhavn”, kurse tifozët ultra nga Beogradi të njohur si “Delije” tërë natën kanë bredhur nëpër rrugët e qytetit.

Njëri nga udhëheqësit e klubit “Crvena Zvezda” është edhe njëri nga drejtorët e shërbimit sekret serb, Bojan Dimiq.

- Advertisement -

Madje, vet Dimiq ka publikuar video dhe foto në profilin e tij në facebook, ku krenohet me tifozët e klubit të tij.

Në njërin nga këto postime, Dimiq shkruan: “Bravo djema, bravo Dulle… Zvezda – Serbia – Kosovo Metohia”.

- Advertisement -

RTV Dukagjini ka mësuar se organet e sigurisë së Danimarkës po zhvillojnë hetime për sulmin ndaj Konsullatës së Republikës së Kosovës dhe pistë shumë serioze janë disa nga tifozët e Beogradit.

Mediat kosovare kanë raportuar më herët se drejtori i BIA-s Bojan Dimiq e viziton herë pas here Prishtinën. Ai është një rusofil i llojit të vet, mbështetës i flaktë i Aleksandar Vuçiqit dhe i përfshirë në nëntokën e krimit në veri së bashku me Milan Radojçiqit dhe Zvonko Veselinoviqin.

Lidhur me rastin, janë ne njohuri edhe institucionet perkatese të Republikes se Kosoves, te cilat po merren me rastin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit